• |
ide | kryesore

Kraja: Grupet kriminale janë bërë më të egra, është shtuar aktiviteti ilegal edhe jashtë

Lajme, Të fundit



Kreu i Strukturës së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, Arben Kraja ka deklaruar se grupet kriminale shqiptare janë bërë më të egra, duke iu referuar vrasjeve të fundit. Gjatë konferencës për “Krimin e Organizuar ndërkombëtar”, Kraja tha se grupet shqiptare tashmë po operojnë edhe në vende të tjera ku prodhohet dhe tregohet droga, madje edhe në Dubai.

Fjala e Krajës:

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai. Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egra. Flas për shkak të vrasjave të ndodhura kohët e fundit.

Teknologjia që ata perdorin, sic janë telefonat apo edhe paratë e pista. Asnje shtet i vetem nuk e lufton dot kete aktivitet te organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar. Nga bashkëpunimi me SPAK, skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekustruar rreth 7 ton droge.”

Po ashtu, Kraja njoftoi se është duke u ngritur një senksion i ri në SPAK. Kjo strukturë është ajo e hetimit financiar, që do të merret me hetimin dhe gjurmimin e pasurive të cilat kanë burim të tyre krimin. Kraja është shprehur i vendosur në betejën e SPAK kundër pasurive që vijnë nga aktivitetet e jashtëligjshme.



6 Comments

  1. Ti je me kriminel se kriminelet. Kur ne fakt ke mundesine dhe kur je apostafat per te ndeshkuar te keqen dhe kur realisht behesh pale me krimin dhe te keqen athere ne radhe te pare je ti dhe koleget e tu qe duhesh ndeshkuar te paret .

  2. Ka nje ligj qe ndalon ish hetuesit, ish prokuroret dhe ish gjykatesit e periudhes deri ne 1990-en ne Republiken e Shqiperise, dhe ish sigurimsat te marrin poste publike, i cili cuditerisht nuk eshte zbatuar kurre !

  3. Sa zemer bute qe je or prokuror. Ti nuk ke hetu asnjehere krimin e kriminelet. Ne kohen tende ke hetu per agjitacion e propaganda,per te pafajshem e je mbeshtet tek spiunet. Tashti ndryshon puna po’ ti nuk nuk mund te ndryshosh, keshtu qe je bere njesh me kriminelet. E ke kthy SPAK-un ne nje fole te sigurt per kriminelet. Ptuhhhh PLERE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *