• |
ide | kryesore

Aksidentoi qëllimisht të dashurën, arrestohet shqiptari në Itali

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
aksidentoi



Policia italiane arrestoi një shqiptar që aksidentoi qëllimisht të dashurën e tij. Ngjarja ndodhi në përpara një klubi nate në zonën e Bolzanos dy javë më parë. Pas aksidentit shqiptari u largua nga vendi i ngjarjes.

Vajza e re, rreth të 20-ave u shpëtua pasi u dërgua menjëherë në spital. Ajo u diagnostikua me frakturë në kockën e gjoksit. Para hetuesve ajo denoncoi të dashurin e saj për ngjarjen.

Ai është një 21-vjeçar me iniciale G.F. Vajza e re tha se ai e dhunonte prej kohësh. Ajo u tregoi agjentëve për sjelljen obsesive të shqiptarit. Nevoja për kontroll të vazhdueshëm i shkaktonte të dashurës keqtrajtim dhe sulme të shumta fizike.

“Corriere” shkruan se gjatë marrjes në pyetje, shqiptari shfrytëzoi të drejtën për të mos u përgjigjur. Tani shqiptari është nën hetim për tentativë vrasje dhe dhunë në familje. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *