• |
ide | kryesore

Lefter Koka kërkon lirimin nga qelia si i sëmurë, shtyhet seanca

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Lefter



Lefter Koka kërkoi zbutjen e masës së sigurisë “arrest me burg” duke argumentuar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Seanca e shqyrtimit të kërkesës së ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për lirimin nga qelia u shty. Gjykata e Posaçme ka shtyrë për të premten tjetër seancën. Në seancën e sotme gjykata administroi akt-ekspertimin e mjekëve ligjorë mbi gjendjen shëndetësore të Kokës.

Sipas këtij akti, Koka është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kërkon zbutjen e masës “arrest në burg” dhënë për llogari të hetimit të inceneratorit të Fierit.

Kujtojmë se dy javë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e Kokës për ndryshimin e masës “arrest në burg”. Ajo ishte caktuar për përfshirjen e tij në abuzimin me inceneratorin e Elbasanit.

Dy ditë më parë ish-deputeti Alqi Bllako, i bashkakuzuar për inceneratorin e Fierit, u rikthye në qeli me një vendim të Apelit të Posaçëm.

Lexo më tej: Apeli i GJKKO-së rikthen në burg ish-deputetin Alqi Bllakon 

Lexo më tej: Afera e inceneratorëve 



1 Comment

  1. Leku shkon paralel me shendetin o Teri. Ajo qe nuk kupton ti (ose mendon) eshte kjo: “I gjati me te tjeret duan qe ti te tundesh kembet aty ku je ….”. Beji nder vetes e gjithe shqiptareve…… FOL QARTE se keta (ashtu sic e di mire ti formulen) te perdorin, shtrydhin deri ne fund e te hedhin ne kosh te plehrave……. mos u bej kavie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *