• |
ide | kryesore

Kërcënimet e dëshmitarit që foli për dhunën ndaj Lear Kurtit nga policia

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Nuk ka krim perfekt. Por ai ku mbeti viktimë Lear Kurti është plot thënie kontradiktore, që tani janë verifikuar si manipulime. Prandaj, për ta mbyllur çështjen, policët nuk po kursejnë as kërcënimet e dëshmitarit.

Shoku i ngushtë i viktimës, Zyhdi Spahiu u rikthye në emisionin Piranjat për të treguar se si policët po i bëjnë presion të heshtë.

Dëshmia që i implikoi policët

Në momentin kur e gjeti mikun e tij të rrethuar nga policët që e godisnin, Zyhdi Spahiu tha se u kishte thirrur të ndaleshin. “Pashë që ishin 3-4 patrulla. Dhe pashë që po rrihej Leari barbarisht brenda makinës” tha ai në 22 Tetor për emisionin “Piranjat” në ABC.

“Unë isha me Learin atë natë. E kam takuar dy orë para ngjarjes dhe e lash tek ish-Filanto. Unë do të ikja për punët e mia dhe ai do ikte në punët e tij. Pastaj do të shkoja ta merrja prapë, se Leari ka ndenjur gjithmonë me mua. Dhe në momentin që po kaloja aty përball me spitalin në Laprakë, pashë që ishin 3-4 patrulla po rrihej Leari barbarisht brenda makinës. Tha: O noku lajmëro dikë se po na mbysin. Aty ka pasur kamera por nuk e di kush mund t’i ketë. Filmimet janë aty 100% e sigurt. Çfarë po bëni se është me sëmundje toke u thash. Edhe më thanë “kush je ti”. “Shoku i vet” u thash unë. Një nga policët tha “pse e lini të flasë ky? Ça ju dhimbset? “Shoqërojeni dhe këtë” tregoi ai në dëshminë e tij.

“Dëgjova, fjalët “shpejt, shpejt se iku”. E kanë shoqëruar vetë në spital. Leari ka mbaruar brenda në Komisariat. Në spital ka shkuar i vdekur” tha Spahiu pas vdekjes së shokut të tij.

Kërcënimi pas vrasjes së Lear Kurti

Dëshmia e Zyhdi Spahiut se Lear Kurti ndërroi jetë para se të shkonte në spital u mbështet edhe nga mjekët e Spitalit të Traumës. Ky fakt e bën më të besueshme dëshminë e tij.

Pas kësaj, 36-vjeçari thotë se policët i janë vënë pas për t’i mbyllur gojën. Për këtë arsye u kthye sërish tek Piranjat. Si shembull sjell historinë e datës 2 Nëntor kur u ndalua nga policia duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Brenda në komisariat, Spahiu tregon se çfarë i tha një prej policëve që ishte edhe kur Leari u ndalua.

Lexo edhe: “O noku më mbytën”/ Miku i Lear Kurtit rrëfen momentet e tij të fundit

Lexo edhe: Pse iu bë autopsia Lear Kurtit në 5 të mëngjesit? Karamuço: 5 gënjeshtrat që u thanë në këtë ngjarje…

Lexo edhe: Mjekët në prokurori, nxjerrin mashtrimin e Ardi Veliut për Lear Kurtin

“Në momentin që unë u shoqërova në rajonin e policisë më erdhi i njëjti person që atë natë tha “Ça po e lini të flasë ky, shoqërojeni edhe këtë” dhe më tha “Ça i ke bërë vetes me atë deklaratë. Do të të dalë nga hundët!. Unë nuk isha aty, unë kam pa kamerat” më tha. Ti pra ishe aty, ti the “shoqëroje edhe këtë, ça e lini me fol”. Ça bëni kështu? A jeni burra a ça? Përplasi karrigen dhe iku” ka treguar Spahiu dialogun me policin në komisariat.

Spahia thotë se nuk do të tërhiqet, sado që policët ta përndjekin për ta arrestuar. Madje betohet se dëshminë nuk do ta ndryshojë edhe sikur të llogarisë vdekjen. “Ata të tre, ata maskarenj do të marrin dënimin e merituar. Vëllai im ka ikur në tokë, nuk kisha mundësi ta shpëtoja, por të paktën drejtësia të vihet në vend. Nëse duam të bëjmë drejtësi. Nëse s’duam të bëjmë drejtësi, me keqardhje e them që nesër mund të gjendem edhe unë i vdekur”, përfundon 36-vjeçari.

Dialogu me Ardi Veliun

Ardi Veliu, kreu i Agjencisë për Mbikqyrjen Policore ka qenë i pranishëm gjatë marrjes në pyetje të Zyhdi Spahiut fill pas ngjarjes. Madje e ka pyetur nëse ishte i sigurtë se Learin po e dhunonin dhe nëse e kishte parë makinën të lëkundej.

“Këtë pyetjet ma bëri edhe drejtori i AMP, Ardi Veliu, dhe më tha nëse kam parë që makina mund të ketë pasur lëkundje. Apo nëse kam parë dhunë në makinë? Unë i thash që rrugët tona janë të gjithë gropa” – tregoi Zyhdi Spahiu në dëshminë e parë për Piranjat.

“Ka qenë Ardi Veliu, më ka pyetur edhe Prokurori. Më kanë marrë shumë veta në pyetje unë i qëndroj këtij versioni. Këta kanë nxjerrë versionet e tyre. Jo ka vdekur nga mbidoza, nuk ka lidhej fare. Këta turp të kenë” u shpreh 36-vjeçari që mohon edhe versionin se Lear Kurti kishte gëlltitur kokainë.

Ngjarja ku mbeti i vdekur Lear Kurti është e mbushur me manipulime dhe pikëpyetje të mëdha. Është e provuar tanimë gënjeshtra për momentin e vdekjes së Lear Kurtit, ndërkohë që në media qarkulluan filmimet kur i riu ishte pa ndjenja që në momentin që u shoqërua, para se të dërgohej në komisariat./Lapsi.al



9 Comments

  1. o kara u sulmua nje gazetar mbreme, pse sthoni nje gjysem fjale???? Robqira qe iu ka fut Berisha te gjitheve ne xhep. Pse kur dhunohet nje gazetar qe ka qene kritik ndaj Berishes nuk thoni asgje po merreni me ceshtje te vjetra

    1. Keni policine, prokurorine, gjykatat, 80% te mxjete te informimit..prape fajin e ka Saliu!
      Dava qelbesirash komuniste

  2. Perla e ditës: Donald Trump do ta shpallë kandidaturën për president, tek Çim Peka,po per gazetarin Doci qe e qelluat me sende te forta mbas protestes se spiuneve salih metaj

  3. Andi Bushati replikon me Metën: Basha ka bërë protesta më të forta se ty dhe Berisha,por spiunet salih metaj dhe rublat qe kane mare dhe po vazhdojne ti marin dhe tani po bejne lojen e ruseve dhe serbeve

  4. nuk është puna tek Yuri Kim, por atë nuk e njeh si kryetar vetë SHBA, për të mos përmendur pastaj Britaninë e Madhe, që e kanë shpallur non grata.

    Dhe meqë thotë se e njeh gjithë bota si kryetar të PD, le të tregojë kush e uroi kur e mori PD-në me vendim gjykate.

    Ose të tregojë nëse e ka vizituar ndonjë ndërkombëtar në zyrë këto muaj, meqë prretendon se e njohin si kryetar të PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *