• |
ide | kryesore

“Zgjidhje para datës 21 nëntor”, Borrel thërret në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, deklaroi se kryenegociatorët e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë janë ftuar në takim dhe sipas tij, zv/kryeminsitri i Kosovës, Besnik Bislimi pritet të mbërrijë që sonte në Bruksel.

Borrell në konferencë për media pas takimit të Këshillit të ministrave të jashtëm BE-së, theksoi se duhet të gjendet një zgjidhje para datës 21 nëntor, – datë kjo kur do të fillojnë gjobat në veri për ata që nuk kanë targat RKS, ndërsa tha se është i hapur edhe për takim mes liderëve nëse ka përparim konkret në takimet mes kryenegociatorëve.

Ai shtoi se situata në Kosovë është më e rrezikshmja që nga viti 2013.

“Të dyja palët duhet të tregojnë urgjentisht gatishmëri për të gjetur një zgjidhje për të ulur tensionet. Është e papranueshme që të injorohen detyrimet që vijnë nga dialogu”, tha Borrell.

Ai i kërkoi serbëve që të kthehen në institucionet e Republikës së Kosovës, ndërsa Qeverisë së Kosovës që të tregojnë fleksibilitet në çështjen e targave, ndërsa të punojnë drejt krijimit të Asociacionit të komunave më shumicë serbe.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *