• |
ide | kryesore

“Ishte qesharak, as trajner nuk ishte”. Cristiano Ronaldo dërrmoi Ragnick e turpëroi United: “përmirësim zero”

-Instant, Sport
Ragnick



“Kam qenë afër Manchester City”. Intervista kontroverse e Cristiano Ronaldos me Piers Morgan më në fund është transmetuar dhe të paktë kanë qenë ata në Manchester United që i kanë shpëtuar dënimit të tij të ashpër. Për portugezin, United nuk ka arritur të përparojë si klub dhe goditi keq ish-teknikun Ralf Ragnick. Pjesë nga intervista ishin transmetuar të dielën, duke përfshirë klipe ku Ronaldo tha se ndihej i “tradhtuar” nga United dhe nuk e respektonte trajnerin Erik ten Hag.

Sulmuesi ka zbuluar se ishte afër një lëvizje te Manchester City përpara se të pranonte të kthehej te United, në gusht të vitit të kaluar. “Isha afër, ata u përpoqën të më merrnin. Por historia ime te Manchester United, zemra ime, ndjenjat e mia, historia ime e mëparshme bënë ndryshimin”. Portugezi tha se e kuptoi menjëherë se United nuk kishte përparuar që nga periudha e tyre e parë e suksesshme, nga viti 2003 në 2009. “Kur mbërrita, mendova se gjithçka do të ishte ndryshe: teknologjia, infrastruktura, gjithçka. Mbeta i habitur, në mënyrë negative. Pashë që gjithçka kishte mbetur njësoj. E dija që Manchester United nuk ishte i njëjti, por nuk e kisha parë që kishte një hendek kaq të madh në 10 vitet e fundit”. Te United “përmirësimi ishte zero” në krahasim me dy klubet e mëparshme, Real Madrid dhe Juventus, shtoi ai.

CR7, ‘MASAKRON’ RAGNICK

Ronaldo ka qenë kritik ndaj vendimit të United për të sjellë Ralf Rangnick si trajner të përkohshëm pas shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer. “Ai nuk është as trajner”, tha sulmuesi. “Një klub i madh si Manchester United që sjell një drejtor sportiv. Më befasoi jo vetëm mua, por gjithë botën”. Për CR7 ishte një “vendim qesharak” dhe ai pranoi se nuk kishte dëgjuar kurrë për Rangnick më parë.

“Sigurisht që jo. Thellë brenda meje, kurrë nuk e pashë atë si shef”. Ronaldo fajësoi “strukturën” e klubit për vendimin për të punësuar Rangnick. Ronaldo më vonë tha se ishte i befasuar që lojtarët e rinj të United nuk e përdornin më si shembull. “Ata dëgjojnë një gjë dhe në dy minuta e kanë harruar. Pastaj bëjnë atë që ata mendojnë se është më e mira.” Pa përmendur emra, CR7 tha se “atyre nuk u intereson. Disa prej tyre po, por shumicës jo. Por për mua nuk është befasuese, sepse për mendimin tim ata nuk do të kenë karriera të gjata. Është e pamundur”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *