• |
ide | kryesore

Quentin Tarantino i rikthehet televizionit

-Instant, Paparazzi, Slider



Regjisori Quentin Tarantino zbuloi gjatë promovimit të librit të tij ‘Cinema Speculation’ se do i  rikthehet regjisë dhe produksionit për TV. Ai tha se do të sjellë një serial të kufizuar me tetë episode.

Edhe pse ai nuk dha detaje të tjera, ky projekt do të ishte rikthimi i tij pas 17 vitesh në televizion. Quentin drejtoi dy episode të CSI; Crime Scene Investigation në 2005.
Regjisori tregoi se shkroi një dramë përpara se të përfundonte filmin e tij “Once Upon a Time in Hollywood”. Gjithashtu u shpreh se do donte të xhironte historinë e Marvel’s “Sgt. Fury and His Howling Commandos”.

Për rikthimin e tij, Tarantino nuk komentoi nëse ai tashmë e ka lidhur projektin me një rrjet transmetimi si; Netflix, Apple TV apo Prime Video. Një projekt që dukej se po zhvillohejishte të krijonte versionin e tij të një historie të lidhur me ekskluzivitetin e Star Trek. Ai madje iu afrua dhe ia prezantoi projektin regjisorit J.J. Abrams por në fund asgjë nuk u materializua./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/28/quentin-tarantino-reagon-ndaj-akuzave-te-kanye-west/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *