• |
ide | kryesore

BTS bën histori në American Music Awards 2022

-Instant, Paparazzi, Slider



BTS ka bërë së fundmi histori  në American Music Awards 2022. Grupi i njohur mori cmimi e parë të dedikuar për K-Pop të shfaqjes së çmimeve.

Edhe pse janë në NJë pauzë pasi do kryejnë shërbimin e tyre të detyrueshëm ushtarak , BTS do të grumbullojnë më shumë çmime vitin e ardhshëm. Grupi, i cili përbëhet nga anëtarët RM, V, Jin, Jungkook, Jimin, Suga dhe J-Hope, rrëmbeu nominimin e tyre të parë për një këngë kryesisht në gjuhën koreane me “Yet to Come”, e cila është në garë në kategorinë ‘Video Muzikore më e Mirë’ në Grammy 2023. Kënga u publikua së bashku me albumin e tyre të fundit , Proof. BTS do të përballet me Adele, Doja Cat, Harry Styles, Kendrick Lamar dhe Taylor Swift.

Përveç kësaj, ata gjithashtu  u nominuan në kategorinë më të mirë Pop/Duo Group për “My Universe” me Coldplay. Kjo shënon vitin e tretë radhazi që këngëtarët “Permission to Dance” janë përfshirë në këtë kategori. BTS ishte nominuar më parë në 2022 për “Butter” dhe në 2021 për “Dynamite”.  Grupi gjithashtu fitoi një nominim së bashku me Coldplay në kategorinë Albumi më i mirë vokal Pop dhe Albumi i Vitit për kontributin  në albumin e tyre, Music of the Spheres./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *