• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut: Guterres, kukull e SHBA-së

-Instant, Lajme, Planet



Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, ka reaguar ashpër ndaj sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres, duke e quajtur atë një kukull të SHBA-së.

Sulmi vjen pasi Guterres dënoi ashpër lëshimin e një raketë ndërkontinentale nga Pheniani.

“Unë e shoh sekretarin e Përgjithshëm të OKB si një anëtar të Shtëpisë së Bardhë ose të Departamentit të Shtetit të SHBA-së. Shpreh keqardhjen time që Guterres ka marrë një qëndrim kaq të mjerueshëm, pavarësisht qëllimit dhe parimeve të Kartës së OKB-së dhe me qëndrimet e tij të fundit Guterres dëshmon qartë se është kukull e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *