• |
ide | kryesore

Moti i keq/ Situatë e rënduar në Lezhë, 23 banesa nën ujë në disa fshatra

-Instant, Lajme, Të fundit



Reshjet e dendura të shiut kanë rënduar situatën edhe në Lezhë. Më e rëndë është gjendja në fshatrat, Mabe, Piraj, Gjadër të njësisë administrative Dajç dhe Torovicë e njësisë administrative Balldren. Sipas të dhënave nga strukturat e MC të bashkive Lezhë, Kurbin dhe Mirditë  sasia e reshjeve të rëna për 2 ditët e fundit ka qenë 212 mm. Vetëm për 24 orët e fundit nga dje në mëngjes deri tani ka rënë 82 mm  shi.

Sipërfaqe të përmbytura ka edhe në njësinë administrative Dajç dhe Blinisht rreth 700ha. Ndërsa në njësinë administrative Balldre rreth 500ha. Lumi Gjadër dhe Drin janë  mbushur dhe tërheqja e ujit bëhet shume ngadalë  por nuk kane dale nga shtrati .

Në njësinë administrative Dajç bashkia Lezhë, në fshatin Gajdër janë 15 banesa në ujë dhe ura e Zojsit është e pakalueshme. Në fshatin Zojs ka 5 banesa në ujë. Në bashkitë Mirditë dhe Kurbin nuk raportohen problematika .



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *