• |
ide | kryesore

Guardiola vendos firmën me Manchester City deri në 2025: “Sportivisht vendosa në një sekondë”

-Instant, Sport
Guardiola



Pep Guardiola dhe Manchester City së bashku deri më 30 qershor 2025. Klubi anglez ka zyrtarizuar rinovimin e trajnerit spanjoll edhe për dy sezone për lumturinë e tifozëve. “Ka një pjesë familjare në vendim. Në këtë rinovim të kontratës, unë kam përfshirë familjen time më shumë se kurrë. Kanë kaluar tashmë 7 vjet dhe do të bëhen 9 vjet në fund të kontratës së re – shpjegoi katalanasi -. Nga pikëpamja sportive vendosa në një sekondë”.

Guardiola, në faqen zyrtare të City, shpjegoi lidhjen e fortë që e lidh me klubin. “Nuk mund të jem në një vend më të mire. Në këto 7 vite ka pasur momente të këqija, të këqija. Khaldoon Al Mubarak, CEO Ferran Soriano, padyshim Txiki (Begiristain, red.) dhe Omar (Berrada, red.), njerëzit më të afërt me mua. Mënyra se si më kanë mbështetur në këto kohë të këqija, është ajo që ka vërtet rëndësi. Mund të fitosh herë pas here në një klub. Kur fiton shumë, është e pamundur ta bësh pa mbështetjen e drejtuesve. Që nga dita e parë këtu, kam ndjerë diçka të veçantë. Unë gjithmonë kam bërë më të mirën time. E kam bërë që nga dita e parë dhe do ta bëj deri në fund”.

Lexo më tej: “I thashë Haaland mjaft me gola, që gazetat të flasin vetëm për mua”: Guardiola tallet keq me Ibrahimovic

ARRITJET E GUARDIOLA NË ETIHAD

Kombinimi City-Guardiola është një nga më të suksesshmit në historinë e futbollit anglez. Nga vera e 2016 e deri më sot, janë 11 trofe në vitrinë, duke përfshirë 4 Premier League në 5 vitet e fundit, si dhe 1 FA Cup, 4 Carabao Cup dhe 2 Community Shields. Në sezonin 2018-2019, City u bë klubi i parë në historinë angleze që fitoi të 4 trofetë vendas. Njëkohësisht duke vendosur rekordin për pikë (100), gola të shënuar (106), fitore (32) dhe diferencë mbi vendin e dytë (19). Shifrat e Guardiolës janë gjithashtu record. Mesatarja më e mirë e pikëve në Premier League (2.4), përqindja më e lartë e fitoreve (74%), mesatarja e golit më të mirë (2.5) dhe mesatarja më e ulët për golat e pësuar (0.8). Një kryevepër që i mungon vetëm qershia: fitorja e Champions League. I shkoi afër në sezonin 2020-2021, me humbjen në finale ndaj Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *