• |
ide | kryesore

Ish punonjësit kundër Adidas, shkak Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Një muaj pasi Adidas ndërpreu lidhjet me Kanye West, një grup ish-punonjësish kanë publikuar një letër. Ata pretendojnë se kompania nuk reagoi kurrë ndaj ngacmimit dhe sjelljes së papërshtatshme të reperit.

“Ai, në vitet e kaluara, ka shpërthyer ndaj grave me komente fyese. Kanye do të përdorte referenca shqetësuese seksuale kur jepte komente për dizajnin,” thuhej në letër, sipas Rolling Stone. “Kjo lloj përgjigjeje nga një partner i markës është ajo që punonjësit e Adidas nuk duhet t’i nënshtrohen kurrë dhe as nuk duhet të tolerojnë.”

Letra  thekson “përgjegjësinë, përgjegjshmërinë dhe mbrojtjen që dështoi t’u siguronte punonjësve të saj . Ne përjetuam vite abuuzimi verbal dhe sulme ngacmuese”. “Edhe pse  do të donim të fajësonim vetëm Kanye-n, e vërteta e pamohueshme është se ekipi ekzekutiv i Adidas dhe bordi kanë qenë ndihmues të mëdhenj”.

“Adidas nuk toleron gjuhën e urrejtjes dhe sjelljen fyese. Për këtë arsye ka ndërprerë partneritetin e Adidas, Yeezy. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi aktivisht të angazhuar në biseda me punonjësit tanë . Ata kanë mbështetjen tonë të plotë. Ndërsa po punojmë për detajet e përfundimit, ne kemi qenë të qartë se duam të mbajmë talentin dhe aftësitë e punonjësve tanë brenda organizatës”, deklaroi një zëdhënës i kompanisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *