• |
ide | kryesore

Adidas nis hetim pas akuzave të punonjësve ndaj Kanye West

-Instant, Paparazzi, Slider



Adidas ka nisur një hetim për raportimet se reperi Kanye West krijoi një “ambient toksik” kur punonte me markën.

Rolling Stone raportoi pretendime nga disa punëtorë për bashkëpunimin me Yeezy, duke thënë se ai u tregoi atyre foto dhe video eksplicite si pjesë e taktikave të ngacmimit.

Në një letër, ata thanë se kompania ishte në dijeni  për “sjelljen problematike” të West.  “Aktualisht nuk është e qartë nëse akuzat e bëra në një letër anonime janë të vërteta,” tha kompania në një deklaratë .”Megjithatë, ne i marrim këto akuza shumë seriozisht. Kemi marrë vendimin për të nisur një hetim të pavarur të çështjes për të adresuar akuzat.”

Në ankesë thuhej gjithashtu  se reperi u përpoq t’i frikësonte  përmes sjelljes  “provokuese të drejtuar ndaj grave”. “Në vitet e kaluara ai ka shpërthyer me komente fyese. Kanye do të përdorte referenca shqetësuese seksuale kur bënte komente  rreth dizajnit. Ky lloj reagimi nga një partner i markës është ai që punonjësit e adidas-it nuk duhet t’i nënshtrohen kurrë. Ne përjetuam vite abuuzimi verbal dhe sulme ngacmuese. Edhe pse  do të donim të fajësonim vetëm West, e vërteta është se ekipi ekzekutiv i Adidas dhe bordi kanë qenë ndihmues të mëdhenj”./Lapsi.al

Marrë: BBC

Lexi Edhe: https://lapsi.al/2022/11/23/kanye-west-konfirmon-se-do-te-kandidoje-per-president-ne-2024/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *