• |
ide | kryesore

Tronditet Brazili, Botërori në rrezik për dy yjet: ja sa do të mungojnë Neymar e Danilo

-Instant, Sport
Danilo



Lajmet nga infermieria e komplikojnë jashtë mase Kupën e Botës për Brazilin. Goditja mbi aspiratat e Selecao për të fituar titullin e 6 është rezultat i testeve të Neymar pas ndrydhjes së kaviljes. O’Ney është dëmtuar në ndeshjen e parë kundër Serbisë, i trajtuar ashpërsisht gjatë gjithë ndeshjes nga kundërshtarët. Tite nuk do të jetë në gjendje të ketë yllin e PSG-së të paktën deri në 1/8. Por sipas shtypit brazilian, portali uol.com.br në krye, rreziku është që ylli i Seleçaos të “humbë” gjithë turneun. Të njëjtat kohë rikuperimi, sipas raportimeve, për mbrojtësin e Juventusit, Danilo. Edhe mbrojtësi i djathtë doli nga ndeshja e parë e Brazilit me të njëjtin lloj dëmtimi.

Sulmuesi i Tottenhamit Richarlison drejtoi Brazilin drejt fitores me Serbinë, falë një dygolëshi. Goli i dytë i Richarlison është edhe kandidati për golin më të mirë të turneut.

Sot Neymar dhe Danilo iu nënshtruan seancave të fizioterapisë. Precedentët e Neymar, dëmtime të shumta në kavilje, imponojnë kujdesin maksimal. Neymar ishte bërë i gjallë natën e kaluar në Doha, me një postim në Instagram pas fitores 2-0 ndaj Serbisë: “Ishte një ndeshje e vështirë, por ishte e rëndësishme të fitonim. Urime skuadrës. Hapi i parë është hedhur, kanë mbetur edhe gjashtë”. Të hënën kundër Zvicrës, në vend të Neymar, Rodrygo do të kandidojë për një fanellë titullari.

E seria e errët për Brazilin mund të mos ketë mbaruar me kaq. Në stërvitjen e sotme, Antony u desh të ndalonte para kohe. Priten detaje të mëtejshme për shkaqet e ndalimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *