• |
ide | kryesore

Samurai Blue kërkon kualifikimin: Japonia e Moriyasu, shokoi Gjermaninë e sfidon Kosta Rikën

-Instant, F1, Sport
samurai blue



Japonia do të kërkojë të ndërtohet mbi fitoren e saj të pabesueshme ndaj Gjermanisë, kur të vazhdojë fushatën e tyre në Grupin E. Përballë Samurai Blue paraditen e sotme do të jetë Kosta Rikës. Skuadra e Hajime Moriyasu e filloi Kupën e Botës 2022 me një fitore 2-1 ndaj katër herë kampionëve të botës Gjermaninë të mërkurën. Një mënyrë krejt ndryshe nga sa bëri Kosta Rika, e dërrmuar 7-0 nga Spanja në hapjen e turneut të tyre.

JAPONIA

Pas penalltisë së Ilkay Gundogan, Japonia bëri një përmbysjen e pabesueshme me dy zëvendësues. Ritsu Doan dhe Takuma Asano bënë që Samurai Blue tani të jetë në një pozicion të fortë për të arritur në raundin tjetër të kompeticionit. E ata kanë precedentë kur bëhet fjalë për avancimin në fazën e grupeve. Në të vërtetë, Japonia është kualifikuar në raundin e 1/8 në tre raste të mëparshme, duke përfshirë vitin 2018. Atëherë ata përfunduan të dytët në Grupin H, përpara se të humbnin nga Belgjika në raundin e parë me eliminim direkt. Skuadra e Moriyasu do të përfundojë fushatën e tyre në Katar kundër Spanjës më 1 dhjetor. Duke e patur parasysh këtë, aziatikët nuk mund të nënvlerësojnë rëndësinë e kësaj ndeshje. Për më tepër që Kosta Rika do të hyjë në fushë pas një humbje tronditëse ndaj Spanjës. Të besuarit e Moriyasu arritën në finalet e Kupës së Botës 2022 duke u renditur të dytët në Grupin B. Japonia koleksionoi 22 pikë nga 10 ndeshjet e saj, vetëm një pikë pas Arabisë Saudite, kryesues në kualifikueset aziatike.

KOSTA RIKA

Kosta Rika është përballur me Japoninë në pesë raste të mëparshme në futbollin ndërkombëtar, asnjë në turne konkurues. Precedentët janë të pamëshishëm me kostarikanët: Japonia ka regjistruar katër fitore, përfshirë edhe suksesin 3-0 në shtator 2018. Los Ticos marrin pjesë në finalet e Kupën e Botës për herë të tretë radhazi. Në mënyrë të pabesueshme ata arritën në çerekfinalet e kompeticionit 2014, duke kryesuar Grupin D përpara Uruguait, Italisë dhe Anglisë. Kosta Rika mposhti Greqinë me penallti në 1/8, para se të thyhej nga Holanda në tetë të fundit. Gjithësesi, Kosta Rika mundi Zelandën e Re në play-off-in ndërkontinental në qershor për të siguruar që ata do të ishin të pranishëm në edicionin 2022 të kompeticionit. Skuadra e Luis Fernando Suarez ishte skuadra e fundit që kaloi në Kupën e Botës. Por ata pësuan një humbje 7-0 ndaj Spanjës në ndeshjen e tyre hapëse të mërkurën. La Tricolor do të përballet me Gjermaninë në ndeshjen e tyre të fundit në grup më 1 dhjetor. E është e vështirë të imagjinohet që ata të lënë përshtypje në këtë grup. Megjithëse, Kosta Rika është e vendosur t’u japin mbështetësve të tyre një motiv për të brohoritur kundër Japonisë.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Japonisë:
Gonda; Tomiyasu, Itakura, Yoshida, Nagatomo; Endo, Tanaka; Ito, Kamada, Kubo; Asano

Formacioni i mundshëm i Kosta Rikës:
Navas; Waston, Calvo, Duarte, Oviedo; Tejeda, Borges; Bennette, Fuller; Campbell, Contreras



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *