• |
ide | kryesore

110 vjetori i Pavarësisë, edhe Google vishet kuqezi

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas mesnate, në faqen e parë të Google është vendosur flamuri kuq e zi në një sfond blu mbi emrin e motorit të kërkimit. Sot Shqipëria feston 110-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë dhe nisjen e rrugëtimit si një shtet më vete.
28 Nëntori festohet jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe troje të tjera shqiptare.

Ditën e sotme do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, por Vlora do të jetë epiqendra e festimeve. Organizimet nuk do të mungojnë as jashtë kufijve, ku komuniteti shqiptar në SHBA do të ngrejë flamuri shqiptar në Bergen County.

Festimet do të shtrihen edhe në Kosovë, ku kryeministri Albin Kurti do të mbajë homazhe në bustin e heroit Gjergj Kastriot Skëndërbeut dhe atë të Adem Jasharit.



2 Comments

  1. nuk u vesh Google kuqezi o ropqima që mashtroni njerezit5. Google këtë e bën çdo ditë dhe me çdo festë nëpër vende të ndryshme. kjo u del vetëm atyre që e hapin Google nga Shqipëria dhe është marketing falas që merr Google nga portalet ropqire dhe idiote si puna juaj qe bëni lajme sikur Google i plas për festën tonë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *