• |
ide | kryesore

Shpërthen vullkani më i madh në botë

-Instant, Lajme, Planet



Shpërthimi filloi rreth orës 11:30 të së dielës mbrëma ndërkohë që USGS ka paralajmëruar se erërat mund të bartin gazra vullkanikë.

“Aktualisht, rrjedha e llavës është kufizuar dhe nuk përbën një kërcënim për komunitetet në shpatet  e vullkanit”, thuhet në njoftim.

USGS paralajmëroi gjithashtu se bazuar në përvojën e kaluar, fazat e hershme të një shpërthimi në Mauna Loa mund të jenë “shumë dinamike” dhe vendndodhja dhe rrjedha e lavës mund të ndryshojnë me shpejtësi.

Observatori i vullkanit të Haëait do të kryejë vëzhgim nga ajri për të vlerësuar karakteristikat e shpërthimit dhe rreziqet e mundshme.

Në Haëaii ka gjithsej pesë vullkane. Mauna Loa është pothuajse 4000 metra e lartë dhe tashmë në shtator kishte filluar të ishte mjaft aktive duke treguar se ishte gati të shpërthente.

Shpërthimi i fundit i Mauna Loa ndodhi 38 vite më parë, midis 25 marsit dhe 15 prillit 1984.

Në atë kohë, kishte pasur aktivitet intensiv sizmik. Nuk ka pasur viktima, por ka pasur probleme pasi llava ka bllokuar rrugët dhe ka shkaktuar probleme me rrjetin elektrik.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *