• |
ide | kryesore

FOTO/ Ilary Blasi harron Totti: puthje në publik në Zyrih, ja kush është i dashuri i ri

-Instant, Sport
Ilary



Divorci mes Francesco Totti e Ilary Blasi pas 17 vitesh bëri zhurmë të madhe në media. Por hedhja pas shpinës e një historie kaq të gjatë, është bërë me thjeshtësinë më të madhe. Ish-kapiteni i Romës është në krahët e Noemit dhe ka dalë hapur. E të njëjtën gjë ka bërë edhe Ilary. Drejtuesja televizive është fotografuar nga revista Chi në Zyrih me mikun e saj të ri. “Zëvendësuesi” i Totti quhet Bastian, por nuk është Schëeinsteiger. Ai është një sipërmarrës gjerman që jeton në Frankfurt.

“Nuk isha unë ai që tradhtoi i pari”, ishte argumenti i përdorur nga ish-kapiteni i Romës, kur shpërtheu çështja. Legjenda verdhekuqe nënvizoi se vjeshtën e kaluar gjeti mesazhe të pangatërrueshme në telefonin e gruas së tij. Totti tha se i kishin ardhur fjalë se prej muajsh Ilary kishte mardhënie me një burrë tjetër. Me Noemi Bocchi, të dashurën e re, ai u shpreh “më parë jemi shoqëruar si miq”. “Pas Vitit të Ri – konfirmon Totti – u kthye në histori dhe u konsolidua në mars 2022”.

Identitetin e personit të tretë, Totti nuk e zbuloi. “Mos më bëni t’ju them emrin e tij. Ai është një person krejtësisht i ndryshëm nga unë, i cili i përket një bote shumë larg nga e imja, për fat. Ishte një tronditje. Jo vetëm që Ilary kishte dikë tjetër, por që ajo mund të kishte një interes për një burrë të tillë”. Nuk dihet nëse referenca e ish-futbollistit ishte për gjermanin Bastian.

PËRPLASJET E DIVORCIT

Divorci në fakt u kthye në një telenovelë. U fol për çanta të zhdukura, Rolex, shantazhe dhe inate të mëdha mes bashkëshortëve. Pastaj në listë u shtuan edhe këpucët. Sipas asaj që raporton Messaggero, në fakt, në inventarin që Blasi i dorëzoi gjykatësit, kishte mangësi. Krahas bizhuterive, në listë ka patur një numër të madh këpucësh dhe sandalesh nga Jimmy Choo, Amina Muaddi, Chanel, Le Silla, Casadei. Përveç atleteve të markës Gucci. Thesare të vërteta, disa prej të cilave do të kushtonin deri në 4 mijë euro. Vetë Totti, pas “grabitjes së Rolex” nuk i dorëzoi çantat, bizhuteritë dhe këpucët. “Ajo shkoi me babanë e saj për të zbrazur kutitë e kasafortës dhe më mori koleksionin e orëve. Ka disa Rolex me vlerë shumë të madhe. E çfarë të bëja? Ia fsheha çantat, duke shpresuar për një shkëmbim”, pranoi kampioni roman gjatë intervistës me Corriere della Sera.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *