• |
ide | kryesore

Video/ Australia me një gol eliminon Danimarkën e Tunizinë: në 1/8-at e Botërorit për herë të dytë në histori

-Instant, Sport
Australia



Janë Franca dhe Australia që kualifikohen në fazën e 1/8 të Kupës së Botës 2022 në Katar nga grupi D. Në fakt, në Al Wakrah, Socceroos mundën Danimarkën 1-0, duke bërë të padobishëm edhe fitoren e Tunizisë me Francën. Ndeshja u vendos nga goli i Leckie në minutën e 60-të. Leckie fluturon drejt portës dhe mposht Schmeichel me një gjuajtje shumë të saktë me të majtën në këndin e poshtëm. I kotë posedimi i gjatë i topit i Eriksen me shokë, të cilët krijuan pak dhe nuk konkretizuan. Kështu Danimarka është jashtë kompeticionit më madhor futbollistik në botë.

Gëzohet Australia, zhgënjehet Danimarka, që humb 1-0 dhe i thotë lamtumirë Katar 2022. Pjesa e parë është e varfër në emocione. Dy skuadrat që, për nga qëndrimi dhe rastet e krijuara, nuk duken në rrugën e duhur për Kupën e Botës. Jensen është i vetmi që tenton mes skandinavëve, por i bllokuar nga Ryan. Paradoksalisht, ishte goli i Tunizisë ndaj Francës që ndezi Australi-Danimark. Gjithsesi skuadrat shkuan në dhomat e zhveshjes në shifrat 0-0.

AUSTRALIA NE 1/8 E KATAR 2022

Ndërkohë goli ka ardhur në pjesën e dytë të takimit në minutën e 60′-të. Leckie fluturon drejt portës dhe pas dy shmagieve godet saktë me të majtën në këndin e poshtëm. Befasohet Schmeichel dhe ndeshja zhbllokohet në  1-0 në favor të Socceroos. Hyrja e Cornelius dhe Dolberg ishin të kota për Danimarkën, e cila e mbylli me vetëm një gol dhe asnjë fitore. Australia tani pret kundërshtarin e saj. Do të jetë fituesi i grupit C. Skuadra e Hjulmand, Danimarka nga ana tjetër është kandidate për zhgënjimin më të madh të Botërorit 2022.

Lexo më shumë: Video / Katar 2022: Australia, fitore e vuajtur: Duke mposht Tunizinë dhe mban me shpresë australianët

Lexo më shumë: Video/ Danimarka përplaset te shtylla e ndalet nga Tunizia: fiksohet takimi parë pa gola në Katar



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *