• |
ide | kryesore

Humbi raste me portë bosh, Rakitic tall keq Lukaku: “Duhet t’i paguajmë një muaj pushime në Split”

-Instant, Sport, Video
Rakitic



I eliminuar dhe i tallur. Kështu ka ndodhur me Romelu Lukaku pas daljes së shpejtë të Belgjikës në Katar 2022. Ndër manifestimet e shumta të gëzimit për kualifikimin e Kroacisë, spikat ajo e Ivan Rakitic. Mesfushori i Sevilla u tall keq me sulmuesin e Inter, duke e falënderuar me ironi për gabimet para portës pasditen e së enjtes: “Bravo Lukaku! Duhet ta mirëpresim për një muaj në Split! Forca!”, thotë i gëzuar Rakitic. Tallja e kroatit është publikuar në një histori në Instagram nga menaxheri i tij Marko Bralic.

Lukaku luajti vetëm në pjesën e dytë kundër Kroacisë, duke shfaqur një formë larg nga të qenit e pranueshme. Belgu humbi në mënyrë sensacionale disa gola, gjë që në fund i kushtoi Belgjikës së tij eliminimin nga Kupa e Botës. Tre raste të qarta të hedhura në erë nga Lukaku. Më flagrante ishte një shtyllë e brendshme me portën bosh në minutën e 60. Pas saj Lukaku humbi edhe dy rasteve të tjera, njëra prej të cilave ishte e bujshme në kohën shtesë.

Lexo më tej:Video/ As Lukaku nuk bën punë: Belgjika del jashtë me barazimin 0-0 me Kroacinë

Nga njëra anë zhgënjimi i belgëve, nga ana tjetër gëzimi i kroatëve. Në veçanti ai i Rakitic, i cili i dha lamtumirën kombëtares pas Euro 2020. Mesfushori megjithatë mbetet shumë pranë grupit që 4 vite më parë arriti në finale me Francën në Botërorin e Rusisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *