• |
ide | kryesore

Itali/ Aksident në punë, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur nga një aksident në punë. Sipas mediave italiane ngjarja ndodhi  mbrëmjen e së enjtes në rrugën Nizza 31 në Torino. I riu po punonte në një ndërtesë kur i shpërtheu granata e dorës. Punëtori po zhvendoste disa rrënoja me një lopatë në oborrin e ndërtesës. Midis këtyre mallrave shtëpiake ishte edhe pajisja, me gjasë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua, duke shpërthyer.

I riu shqiptar u dërgua në spital dhe ka marrë dëmtimet në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Zjarrfikësit, ekipet e emergjencës, karabinierët e stacionit të San Salvario dhe prokurorja Rossella Salvati po zhvillojnë hetimet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *