• |
ide | kryesore

FOTO/ Neymar xhonglime me top: tifozët e Brazilit shpresojnë

-Instant, Sport
xhonglime



“Mendoj se Neymar do të kthehet në fushë për finalen. E do të bëjë më të mirën për t’i ndihmuar shokët e tij të skuadrës të fitojnë kompeticionin”. Kjo ishte deklarata e babait të yllit brazilian para ndeshjes me Kamerunin. Një zbulim i tillë natyrisht që tronditi ëndërrat e tifozëve brazilianë, që e dëshironin gati lojtarin për 1/8. Por imazhet që mbërritën nga stadiumi Lusail Iconic, para përballjes me Kamerunin, ndryshuan gjithçka. Sulmuesi i PSG-së, zbriti në fushë para ndeshjes, eci pa vështirësi dhe bëri xhonglime me top. Madje optimizmi i lexohej në portret, krejtësisht i buzëqeshur dhe pa asnjë shqetësim, i bindur për rikthimin e tij në fushën e lojës. Në kohë për të ndihmuar Brazilin…

Lexo më tej: Babai i Neymar trondit Brazilin: “Do të kthehet vetëm për finalen”

Një detaj që nuk ka kaluar pa vëmendje. Duke qenë se Neymar është i përqendruar në programin rehabilitues, një veprim i tillë me xhonglime tregon se ai është futur në fazën e punës me top. Kështu, ndoshta jo në 1/8, por prezenca e O’Ney në çerekfinale mund të jetë e mundur. Të paktën, tifozët brazilianë kështu besojnë. Ata kanë marrë zemër, pas fjalëve të babait të lojtarit. Në kohën e Kupës së Botës, duhet shumë pak për t’i bërë njerëzit të shpresojnë…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *