• |
ide | kryesore

Tritol, asgjë personale

-Instant, 1, 2, Arkiva, Ide
andi bushati



Kur televizioni News 24 po transmetonte pamjet e shembjes me tritol të “Prestige resort”, e luajta me shpejtësi telekomandën, për të shmangur një “deja vue” që e kemi përjetuar, që me prishjen e pallatit të Bashës në Vlorë e deri tek nata tragjike e Teatrit Kombëtar. Instiktivisht vendosa të bëj një nga ato ekperimente që riprodhojnë pafundësisht rezultatin e trishtë të asaj që e ke ditur. Vendosa të parakaloj, një nga një, TV-të më të mëdha informative, ato që zakonisht futen me lidhje direkte edhe kur një motoçikletë përplas një kafshë shtëpiake. 

Heshtje e frikshme. Dikush jepte sport, një tjetër interesohej për ngjarjet në Iran, një i tretë qe zhvendosur diku më afër, në Malësinë e madhe, ndërsa diku (nuk mund të mungonte) mu shfaq kryeministri që fliste për energjinë.

Lexo me tej:

Historia/ Pse fadromat e Ramës u rikthyen te Irfani  

Të gjithë aktronin sikur ajo që po ndodhte në bregdetin e Golemit nuk ekzistonte. Nuk kishte as entuziazëm për punën e mirë të qeverisë, për të kthyer ligjshmërinë mbi territorin e zaptuar dhe as -kjo vështirë të imagjinohet-, kritika për paligjshmërinë e aksionit të saj. Thjeshtë terr informativ.

Peut être une image de 6 personnes, personnes debout et texteÇ’po transmetonin tv ne momentin e tritolit    

Arsyeja kuptohet lehtë dhe ajo shpjegohet me frikë. Nga njëra anë pronarët e këtyre TV-ve, që pothuajse të gjithë ushqehen me punë publike apo leje ndërtimi, i kanë dhënë urdhër të prerë redaksive të tyre: “nuk merremi me mediat e tjera”. Ata i tremben të njëjtit fat që po pëson sot botuesi i “Focus Grup”.

Nga ana tjetër, ata e dinë se po u reshtuan hapur pro qeverisë, media e viktimizuar do ti nxjerrë të palarat e flirteve të tyre me pushtetin. Prandaj as mbrojnë, as sulmojnë, por thjeshtë fshehin kokën si struci. 

Kjo frikë për të informuar për atë që po ndodh u ka hyrë deri në palcë, sa ata nuk riskojnë të japin qoftë edhe një lajm të ftohtë, pa ngjyrë dhe nuancë, thjeshtë për të qenë, së paku formalisht, në rregull. 

Dokument, firma e Ramës/ Arsyet pse po shembet Prestige resort  

Kjo tredhje e turpshme do të shërbente vetëm për të njollosur sistemin tonë medatik, sikur historia e skandalit të “Prestige resort” të mos na tregonte se sindroma e frikës ka kalpluar edhe pushtetet e tjera. Një polici që shkon e rethon një pronë private vetëm me urdhër gojor, një Dallëndyshe që i vërsul ruspat një ndërtimi që me firmën e saj e ka quajtur dikur të ligjshëm, bashibozukë të IKMT-së që nuk lëshojnë as dokument, për ti mundësuar të prekurit të shkojë të ankohet në gjykatë, zyrtarë që nuk guxojnë të pyesin se pse atyre që kanë ngritur kulla pa jeje, në mes të Tiranës, u japim një mundësi të dytë, ndërsa dikujt që ka ndërtuar me firmën e ligjshme të kryeministrit, i fusim tritolin vetëm për mospagim taksash. 

Nga gërmadhat e hotelit të Irfanit administrata shihet e legenosur, e sakatuar, e telendisur. Një ushtri me të këqinj banalë që i binden në mënyrë robotike urdhrave. 

Edhe më i baltosur rezulton sistemi gjyqësor. Gjykatësit kanë frikë të hedhin shortin për të marrë një masë preventive. Ata fshihen për të mos u prononcuar, as pro, as kundër. Dhe ashtu sikurse është bërë tashmë normë, Gjykata administrative cakton një datë për procesin, që i jep mundësi krimit të kryehet. Më pas ata thonë shprehjen standarte: “Tani gjykimi s’ka më kuprim pasi akti ka ndodhur”.

Andi Bushati: Krimi i dyfishtë i Ramës me Irfanin 

Pra, të gjitha pushtetet edhe administrata edhe media edhe drejtësia janë të paralizuara, të frikësuara, jashtë minimumit të funksionit që duhet të kryejnë. Ato thjeshtë hiqen mënjëanë duke i hapur rrugën urdhrave, tekave, perversionit të një njeriut që komandon nga sipër. 

Të vetmit që privatisht qëmtojnë ndonjë argument, janë ata që justifikohen duke thënë: ‘Rama e kishte personale me Irfanin”. Për të dalë nga halli ata argumentojnë se botuesi i News 24 dhe Panorama, nuk mund të bënte lojë të dyfishtë, pra edhe të merrte benefitet e pushtetit, si të gjithë të tjerët edhe ndryshe nga ata, të luante rolin e të pavarurit; Se ai s’mund të bënte diversion brënda rilindjes, duke i thurur hime Veliajt e duke nxjerrë keq Ramën; Se ai s’mund të tregonte të palarat e tatimeve dhe doganave, ndërkohë që përkëdhelte Taulant Ballën; Se ai duhet të kishte vendosur të zgjidhte midis ushtarit dhe armikut.

Në fakt jo, historia e shembjes të Prestige resort, nuk ka asgjë personale. Sepse dimensioni që ka më pak rëndësi brenda saj është ai i marëdhënies mes botuesit dhe shefit të qeverisë. Në këtë ngjarje është krejt dytësore nëse dikur mediat e Hysenbelliut kanë heshtur për inceneratorët, s’kanë denoncuar kullat e Tiranës, apo kanë mbyllur ndonjë emision që e kalonte cakun e kritikës.

Intervista e Hysenbelliut: Pse u prish pakti me Edi Ramën 

Kjo fabul përpara se të jetë personale është kolektive. Pasi degradimi i saj deri tek tritoli dhe tredhja e të gjitha kundërpushteteve përballë paligjshmërisë është një kambanë alarmi për të tërë. Dallëndyshet, banaqet e emisioneve të mbrëmjes, heronjtë e drejtësisë së re, mund të sillen njësoj me gjithësecilin nga ne. Ata mund ta bëjnë këtë me ç’do person privat apo me çdo forcë politike. 

Prandaj, kjo që ndodhi sot i vë përballë një drite më absurde edhe ata që vazhdojnë ta konsiderojnë Shqipërinë një vend demokratik apo edhe opozitën e berishizuar që krekoset se do të arrijë më shumë se Basha, ndërkohë që asgjë nuk ka ndryshuar nga rrethanat që e masakruan këtë të fundit. Kur asnjë ingranazh s’ka fuqi ta ndalojë makinerinë e dhunës, askush nuk mund ta ndjejë veten imun ndaj saj. Të parët që e kanë ndjerë këtë janë milionerët zvarranikë të mediave.

©Lapsi.al         



28 Comments

  1. Medemek Bushat na bere nje tabllo te Irfanit dhe Rames.
    Irfani ngeli Irfan,kalova lumin te dhjefsha kalin.
    Sa ka perfituar KY Irfan tulipani as nuk numerohen,por qe te behesh zot I detit dhe I ajrit Irfani nuk ka potence. Ngeli fshatar I pangopur.
    Irfani na jep edhe ese sikur te jete ndonje koke e cmuar.
    Ka ra parja ne dore te horrit.
    Irfan shko dhe jep mesim Mr kokedhimen”si mund te behesh milionihorrible..
    Populli eshte merzitur shume

    1. Kontratat, lejet, koncesionet, licencat , privatizimet, eksluzivet, pasqyrat financiare, shkeljet e ndryshmet e te shumta, jane te shtetit. Irfani u be ky qe eshte sepse shteti kishte nevoje per korrupsionin e irfanit. Pushtetari i rradhes e ka toleruar ne mos e ka fuqizuar. Mos kuton se rama po e ndeshkon??? Po i prish nje nga gjeratqe ja ka dhene vete. Nje nga shume.

      Nuk i vuri pistoleten ne koke irfani askujt per ti marre firmat.

      Pistoleten e ve shullazi lul berisha, nicja, Sueli i qazos se elbasanit etj banda te PS
      Jane njerez te tjere.

      Irfani beri leke se ja dhane ata vete mundesine. Dhe ka qene rradha rradhe per te bere pale me pushtetarin e rradhes. Irfani eshte nje nga ata sic thote bushati me te drejte.

      Ka nje barcalete me nje te pasur qe le me barre nje staf por qe ajo kishte shume fis te madh dhe, e kap fisi kete robin dhe ky i thote hajde merremi vesh , skemi ca bejme tani , une po i blej shpi po i jap edhe leke ,edhe muj per muj rroge, me shume sbej dot gje, nuk e rregulloj dot me shume se kaq thote ky biznesmeni.

      Ok thote i pari i fisit. Pa mbaruar fjalen hidhet nje tjeter nga fisi dhe i thote o vlla shiko se kemi dhe ne moter….

  2. Irfan do kesh bere pune te felliqura.
    Kush e di si e dredhe Irfan shqiptari.
    Irfan mos pi sise ne dy nena.

  3. Mendoj se më mir do ishte… Tritol – personale me të gjithë.

    Faji është i të gjithëve Andi, secili sheh punën e vet derisa i preket interesi personal. Por kur kujtohen t’a hapin gojën është vonë, të tjerët e mbajnë mbyllur, e kështu me rradhë dhe sekti i kuq në fuqi sundon me arrogancë.

    Çdo popull meriton qeverinë që ka.

  4. Që në nisje të procesit në Tropoje u denoncua se 600 anëtarë u hoqën nga lista në mënyre të beftë , ndërsa në Kamëz u hodhën akuza se demokratet ishin zëvendësuar me socialistë. Në dy bashkitë bastion të demokratëve kandidatët që ngritën alarmin u tërhoqën nga gara.Irfani te paguaj taksat e 25 vjeteve dhe te mos ndertonte pa letra,pyeteni njehere irfanin a kishte hipoteke per kete hotel dhe do kuptoni pastaj dhe ramen

  5. Irfani dhe familja e tij ka perfituar aq shume nga Rama sa nuk flet dot.
    Tani i erdhi veza dhe naflet per drejtesine.
    Asnje nuk e di si eshte e verteta por pak rendesi ka.
    E verteta e Irfanit eshte shume vone.
    Na tregon ky Irfani qe i paska gjetur punen gruas se Rames(mund te jete e vertete)por tani pse e permend apo te duket si alfabeti MORS.

    1. Kane perfituar nga ne. Rama nuk nxorri gje nga xhepi, por dha me koncesion token dhe pagoi irfanin nga tenderat me leket e shqipetareve..

  6. Keshtu eshte kur behesh pale me pushtetin ne dem te interesit publik. Populli i mençur nuk ka thene kot, nje luge çorbre te prishur sot do ta vjellësh tërë jeten.

  7. O bushat Pse Nuk tergoni te verteten qe Ju gazetaret e dini, shikoj komentet siper te rilindasve (jo socialisteve) qe jane monstruoze, Edhe motrat e grate I lene peng te Rama. Lala Qet me urdherin te Rames ka kerku me ble News 24, Lala paguan me mijera euro cdo muaj ne gazetar mos ti permendet emri dhe llogarite 80 mije eur vetem per News24. Tre anije kontabande me nafte, e treta u blloku , importin cimento to per termetin qe e fut pa takse dhe ben pallate. Palllate pa leje te ish-Sheraton etj. Duke qene se abc u ble nga Rama atehere duhet te blihet dhe News, Lala i dha 13m eur qe ta bleje nderkohe Irfani kerkon 27m qe ky Nuk I ka dhe fut Belinden te Dashuren e Hases te cilit i perdor parate per ti bere presion. Rame e ka njoh Hasen e nga Fideli dhe e perdor per gjerat e tij.
    Ju Nuk flisni se keni frike Ose merrni euro nga lala qet.

    1. sinjal për Apelin që të vendosë në favor të tij, duke bërë presion për të treguar se “kur s’pyet për policinë dhe BE nuk pyet as për gjykatën”. Fundja me SPAK-un i ka ecur, pse të mos pretendojë se do t’i ecë dhe me Apelin.

      Megjithëatë mbetet mister thirrja e tij “mos më prekni flamurin”, pasi njerëzit janë në dilemë: E ka për logon dhe siglën e PD apo për sekretarin e Përgjithshëm Flamur Noka.

  8. Bravo Andi ! Ka kohe qe gazetaret qe vizitojne Shqiperine apo raportet e BE theksojne mungesen e lirise se mediave, “analistet” e pasuruar, duke u shtriqur neper studio, po na rrefejne perralla, ndersa Rama neper ekrane na eshte bere gogol, diten e naten.

    Por askush nuk flet per pronaret e mediave, se nga dolen te pasur kur njihen per prejardhjen e varfer, si e vune parane dhe u shnderruan ne manipulatore te opinionit publik, si dhe kush i ka paguar e i paguan ne kete rrugetim.

    Edhe ne kete aspekt gjithcka dihet, se paku brenda vendit. Ashtu si demokracia hibride e deri fasade, edhe “media e lire” shqiptare ka te njejten fytyre, ndaj prej 24 vitesh u binjakezua me politiken, flaku tej misionin e saj dhe qytetaret e Shqiperine,

    Pra, problemi i mediave eshte me i thelle se raporti i tyre me qeverine e rradhes dhe pjese e nje sistemi te tjetersuar qe bjerr cdo dite vlerat e shqiptareve.

    Disa kohe me pare, emisionet me analiste i krahasova me “Klubin e Selanikut”, komedine e bukur te Cajupit per Shqiperine e nje kohe tjeter.

    Por historia perseritet, nje here si tragjedi e pastaj si komedi… Çiçikovi eshte sot modeli i administrates dhe medias shqiptare. Deri kur?!

  9. Analize realliste por e dhimshme ku ka perfunduar ky vend.

    E dhimshme per ambasaden e BE dhe USA qe nuk lene dreq pa komentuar por rrine ne heshtje si qene te rahur

    E dhimshme per TV e blera nga lejet e ndertimit dhe PPP ssi Klan, Vizion Plus etj.

    E dhimshme se edhe 300,000 shqipetare te tjera do largohen kur shohin skena te tilla.

    Pse duhej perdorur tritoli( kur KM hante e pinte ne kete resort) kur mund te sekuestrohej dhe tu jepej per zyra bashkise Golem e Qeret apo Kavaje apo familjeve ne nevoje apo ta nxirrte ne shitje shteti e te arketone ca euro?

    E turpshme cfare afrohet turizmit, e turpshme per ate administrate qe lejoi te shkelej ligji per vitesh.

    Ky rast la nje precedente te rrezikshme qe neser nje qeveri tjeter te prishe shtepine e KM ne Surrel se aty do kaloj nje rruge …Kujdes se historia perseritet.

  10. O daku analist ,mos tall 🍌me dashnoret e liri demokracis.Ne kapitalizem cdo gjo osht biznes ,edhe televizionet edhe portalet edhe opinionet.Bizneset e tjera qy jon televizione nuk jon budalla qy ti bojn reklam falas fanes me kohe televizive live .Liri demokraci,liri demokraci.posht kamunizmi.

  11. Kur duhej te flisja une heshta dhe krimi dale nga dale kapi majat .
    Kur une fola te tjeret heshten sepse krimi ishte bere onipotent .
    Nuk ekziston gje me degraduese se sa heshtja perbuzese .

  12. Irfani e hudh ne Strasbourg, i merr nja 100 milion euro, i ndajne me nj-tj

    Kellira i gjate e bo per tu duk kar-derr para veqove te zones se pare operative, Irfani merr leket dhe nderton ne jug ose ke porti i durresit noi gjo 3-fish me te modhe

    s’do habitesha po te ishte ky mhabeti

  13. Sot maloku i vucidolit hengri nje grusht dhe ju be fytyra si kepuca Protesta madheshtore me 300 vete hahahahaha Asgje personale vetem nje grusht nga populli shqiptar per dordolecin e vucidolit dhe hajdutin spiun Ilir Meta

    1. Kur ai ka qenë në pushtet i ka bërë të gjitha këto. Duke filluar nga rrahja e Gramoz Pashkos dhe përdhunimi i familjarëve të tij më 1991, vetëm se ishte kritik i tij, e me radhë gjithë politikanët kundërshtarë me të në Partinë Demokratike, përfshi Eduard Selamin, Genc Pollon, Bashkim Koplikun, Dashamir Shehin, Preç Zogajn, Neritan Cekën, Arben Imamin, Edi Ramën, Bledi Gonxhen, Skënder Gjinushin, Kastriot Islamin e parë, Ndre Legisin

  14. Portali Syri.tv ka hapur një sondazh, pas rrahjes së kryefamiljarit Sali Berisha.

    Në sondazh, njerëzit pyeten nëse Berishën e rrahu Rama apo e rrahu…. Rama. Pra të dy opsionet janë “Po”

    “A mendoni se qendron Edi Rama pas sulmit të Berishës? Po apo Po”, pyet portali i Berishës?

  15. Është i vetmi politikan shqiptar që ka justifikuar dhunën pasi e ka ushtruar direkt me njerëzit e tij. Është i vetmi politikan që gjithmonë ka gjetur arsye për të qenë me dhunuesin dhe jo me të dhunuarit në 30 vite pluralizëm në Shqipëri.

    Ndaj dhe sot kur i ndodhi ajo ngjarje e shëmtuar, ai nuk kishte se si të mendonte ndryshe, përveçse si Sali Berisha rrahës.

  16. Zhdukuni .Mos dilni ne faqe te dheut e mos kujtoni me qe keni punuar ne Berishen.un nuk e bej dhe pse kam mijera aresye.

    Dhe pse ju a dorezove te forte dhe pse ju gezuat çdo të mirë nga Pushteti dhe une jetoj akoma ne 53 metra katrore. Unë nuk jam si ju Nuk jam Agron Kuliçi..E sera e tij por Osman Levanaku. Por dhimbja për Profesionin më shkaterron. Zoti te nderon dhe te denon.

  17. organizatori i incidentit mund të jetë pikërisht ai. Sepse i vetmi që po rreket ta mbajë gjallë dhe po e shtrydh për të përfituar politikisht është Sali Berisha. I vetmi që duke u viktimizuar ishte i interesuar të prishte Samitin historik është Sali Berisha. Ndërsa duam s’duam, Edi Rama është i fundit që donte të prishte atë samit që e organizonte vetë dhe i fundit që do eleminimin e Sali Berishës nga politika, sepse e ka A-sin e tij për të fituar çdo palë zgjedhje.

  18. Partitë Popullore Europiane (aleate të PD) dënojnë sulmin ndaj Berishës si qytetar, jo si kreu i PD: E quajnë thjesht demonstrues,te lumte keshtu zbatohen urdherat e salihut,qe te shkerdheni fort motrat nenat e vajzat tuaja,rraca e qelur cecene e shpellkare duhet te shtohet nga ju,i duhen salihut per revolucionin demokratik

  19. Goditi Berishën me grusht/ Gert Shehu nuk i padit dhunuesit e tij, fal truprojat e ish-kryeministrit,nje qytetar me probleme mendore tregohet me i zgjuar se te gjithe shpellkaret e salihut,shembull dhe per ju komentues cecene te lapsit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *