• |
ide | kryesore

Bie poshtë padia e Balenciaga për reklamën e përfolur

Paparazzi, Slider
Balenciaga



Balenciaga ka deklaruar se do të heqë dorë nga padia e saj prej 25 milionë dollarësh kundër prodhuesve të reklamës së përfolur së fundmi.

Shtëpia e modës ngriti padinë një javë më parë kundër një kompanie produksioni dhe skenografi, pasi fushata e saj e pranverës 2023 përfshinte dokumente nga një çështje e Gjykatës së Lartë në lidhje me porn0grafinë e fëmijëve.

Marka u përball gjithashtu me reagime pasi tregonte një tjetër fushatë me fëmijë që mbanin arushë pelushi me veshje robërie. Mirëpo, të premten, Balenciaga tha se po pushonte proceset gjyqësor.

Ndërkohë, drejtori kreativ, Demna, kërkoi falje në Instagram për fushatën.“Dua të kërkoj falje personalisht për zgjedhjen e gabuar artistike të konceptit për fushatën e dhuratave me fëmijët. Marr  përgjegjësinë time”, shkroi stilisti. “Ishte e papërshtatshme që fëmijët të promovonin objekte që nuk kishin të bënin me ta”. Demna shtoi se megjithëse dëshiron “të provokojë një mendim” në fushata, “kurrë nuk do ta bënte këtë me një gjë kaq të tmerrshme. Subjekt si abuuzim me fëmijët.” Unë duhet të mësoj nga kjo. Të dëgjoj dhe të angazhohem me organizatat për mbrojtjen e fëmijëve . Të kontribuoj dhe ndihmoj në këtë temë të tmerrshme.” Kërkoj falje kujtdo që është prekur nga pamjet. Balenciaga ka marrë masa jo vetëm për këtë ngjarje por që situata të tilla mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mbrojmë fëmijët./Lapsi.al



1 Comment

  1. Balenciaga një organizatë degjeneruese dhe satanike në sulm frontal kundër vlerave njerzore…. Në kosh të plehrave do përfundoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *