• |
ide | kryesore

Entuziazëm në Brazil, Neymar në fushë kundër Koresë. Tite e konfirmon: “Luan ai dhe 10 të tjerë”

-Instant, F1, Sport
Neymar



Ky është lajmi që e priste me padurim i gjithë Brazili. Neymar do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut, mbrëmjen e së hënës. O’Ney do të rikthehet pas dëmtimit, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e Kupës së Botës në Katar. Konfirmimi erdhi nga trajneri i Selecao Tite në konferencën për shtyp në prag. “Po”, ishte përgjigjja e tij e thatë kur u pyet nëse O’Ney do të luante. Neymar ndrydhi ligamentet në kyçin e tij të djathtë në ndeshjen hapëse të Brazilit kundër Serbisë. Vetë Tite tregoi menjëherë besim, duke deklaruar se Botërori i tij nuk kishte përfunduar. E sic duket kishte të drejtë.

Lexo më tej: FOTO/ Neymar xhonglime me top: tifozët e Brazilit shpresojnë

Lajmi ishte në ajër. Neymar u rikthye në stërvitje me shokët e skuadrës duke punuar pa problem me topin. Shenjë e qartë se ishte rikuperuar plotësisht nga dëmtimi, që mbajti të gjithë Brazilin në ankth prej ditësh. Më pas vetë sulmuesi postoi në rrjetet sociale shprehjen “Ndihem mirë”, duke konfirmuar se frika ishte lënë pas. O’Ney humbi ndeshjet kundër Zvicrës dhe Kamerunit. “Sa i përket Neymar – shtoi Tite – ai do të stërvitet sonte me pjesën tjetër të grupit dhe, duke qenë se do ta bëjë këtë, mendoj se do të jetë në fushë kundër Koresë së Jugut. Nuk më pëlqen të jap avancime dhe më pëlqen të jem i besueshëm. Por nëse stërvitja e Neymar do të thotë se ai është mire, atëherë ai do të luajë. Por unë nuk do t’ju tregoj dhjetë të tjerët në formacion.”

KTHEHET DANILO, JASHTË ALEX SANDRO

Lajmi tjetër i mirë për Tite është rikuperimi i Danilos, i cili do të luajë si mbrojtës i majtë. Një sakrificë që juventini do ta bëjë, duke pasur parasysh mungesën e njëkohshme të Alex Sandro dhe Alex Telles. Sandro ende nuk e ka rikuperuar plotësisht problemin në ije, që pësoi ndaj Zvicrës dhe trajneri nuk do ta rrezikojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *