• |
ide | kryesore

Brazili me Neymar e Danilo, për të shkuar në çerekfinale: Koresë së Jugut i kujtohet 5-1 i qershorit

-Instant, F1, Sport
Brazili



Koreja e Jugut do të synojë të shkaktojë një tjetër tronditje në Kupën e Botës 2022, kur të përballet me pesë herë kampionët Brazilin. Përballja në 16 më të mirët në Stadium 974 do të jetë e para pas humbjes së skuadrës së Tites ndaj Kamerunit. Lajmi më i mirë për Tite, pas dëmtimeve të njëpasnjëshme, është rikthimi i Neymar dhe Danilo. Të dy mund të jenë në fushë kundër Koresë së Jugut. Brazili përfundoi në krye të Grupit G me diferencë golash. Të besuarit e Paulo Bento befasuan Portugalinë në ndeshjen e fundit në Grupin H, duke marrë vendin e dytë.

BRAZILI

Brazili i ndryshuar me gjithë formacionin për ndeshjen e fundit bëri lojën por përsoi në shtesë golin e humbjes. 1-0 për Kamerunin nuk i prishi planet Selecao, por Tite mund të shqetësohet për mungesën e saktësisë së të tijve. Luanët e Paepur qëndruan për 92 minuta përpara se të siguronin një fitore të famshme me anë të Vincent Aboubakar. Një seri fitoresh prej nëntë ndeshjesh tani është ndalur për Brazilin, që duhet të rinisë nga e para.

Lexo më tej:Entuziazëm në Brazil, Neymar në fushë kundër Koresë. Tite e konfirmon: “Luan ai dhe 10 të tjerë”

Selecao konsiderohet si një nga favoritët për të shkuar deri në fund në Kupën e Botës, por fitoret e tyre nuk kanë patur pamëshirshmërinë sulmuese që është pritur prej tyre. Fillimet e ngadalta kanë qenë një temë e zakonshme për pesë herë kampionët në Kupën e Botës. Deri më tani, ata tani kanë kaluar pesë ndeshje të Kupës së Botës pa shënuar në pjesën e parë, të cilat do të duhet të korrigjohen nëse dëshirojnë të qëndrojnë favoritë. Megjithatë, Selecao tani është kualifikuar në fazën eliminatore të Kupës së Botës për të nëntën herë radhazi. E kanë kaluar 32 vjet që kur Brazili u eliminua për herë të fundit në raundin e 1/8, duke pësuar një humbje 1-0 ndaj Argjentinës me golin e Claudio Caniggia.

KOREA E JUGUT

Një çerekfinale historike e gjitha aziatike në Kupën e Botës është tani një mundësi reale. Kualifikimi i Koresë së Jugut që mposhti Portugalinë dhe Japonia që theu Spanjën mund t’i bëjë ata të ëndërrojnë. Tigrat e Azisë kanë arritur të përparojnë përtej 1/8 në Kupën e Botës vetëm një herë. Edhe atëherë arritën në gjysmëfinale të edicionit të 2002 mes një vale polemikash mbi arbitrat. Koreanët janë përplasur vetëm një herë me Brazilin, në qershor, dhe dolën me kocka të thyera, duke humbur 5-1. Për fat ishte vetëm një miqësore.

Ndonjë problem formacioni Bento e ka. Hwang ishte përballur me dhimbje muskuli gjatë gjithë turneut, përpara se të shënonte golin kualifikues. Kështu që Lee Jae-sung tani mund të ketë frikë për vendin e tij si titullar. Kim Min-jae qendroipushim për përballjen me Portugalinë për shkak të shqetësimit në pulpë dhe është ende një dyshim i madh. Lee Kang-in dhe Kim Young-gwon gjithashtu dolën me probleme fizike kundër Portugalisë. Asnjëri prej tyre nuk mendohet se do të ketë ndonjë shqetësim që do të ndikojë në pjesëmarrjen e tyre në fushë. Son Heung-min do të shpresojë të përmirësojë shifrat e tij. Ai ka shënuar vetëm një gol nga 13 goditjet e tij në Kupën e Botës.

FORMACIONET

Formacioni i mundshëm i Brazilit:

Alisson; Militao, Marquinhos, Silva, Danilo; Paqueta, Casemiro, Neymar; Raphinha, Richarlison, Vinicius Jr

Formacioni i mundshëm i Koresë së Jugut:

Seung-gyu; Moon-hwan, Kyung-won, Young-gwon, Jin-su; In-beom, Woo-young; Hee-chan, Kang-in, Heung-min; Gue-sung



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *