• |
ide | kryesore

Sondazhi/ 80% e shqiptarëve: Ndihma e qeverisë për krizën nuk mjafton

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
shqiptarëve



77.7% e shqiptarëve mendojnë se paketat e ndihmës të dhëna nga qeveria nuk i ndihmojnë familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar rritjen e çmimeve. Vetëm 20.1% mendojnë se i ndihmojnë këto kategori, ndërsa 2.1% nuk përgjigjen.

Ndërkohë, 54.7% e shqiptarëve mendojnë se qeveria ka dhënë më pak ndihma se sa ka pasur mundësi të japë. Vetëm 38% e tyre mendojnë se ka dhënë më shumë ose aq sa ka pasur mundësi.

66.2% e shqiptarëve kanë ulur konsumin dhe shpenzimet për shkak të krizës. Kriza ka prekur produktet e shportës. Për të përballuar krizën, 66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo. 36.4% e tyre kanë hequr dorë nga disa shpenzime, 35% e tyre blejnë më lirë dhe 30% e tyre konsumojnë më pak. Por ka edhe nga ata të cilët kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën dhe janë 11.8%, ndërsa 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmeve dhe 2.6% kanë marrë borxh.

Për 99.6% të shqiptarëve rritja e çmimeve ka qenë më e dukshme tek shporta ushqimore. 66.6% e tyre mendojnë se transporti është bërë më i kushtueshëm. Ndërsa më pas lista pasohet nga alkooli dhe duhani me 33.2%, banimi me 32.1%, shëndetësia 19.2% dhe veshjet 18.8%.
Krahasuar nga muaji mars, në nëntor ka pasur një rritje 12.6% të atyre që për të përballur krizën kanë shpenzuar më pak kudo. Ndërsa nga marsi në nëntor ka pasur një zbritje me 16.9% të atyre që për të përballuar çmimet e larta kanë konsumuar më pak.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresën e ulët. Të ndarë sipas të financave, ata që kanë të ardhurave më të larta kanë zgjedhur të reduktojnë shpenzimet për të përballur krizën me 64.4%, ndërkohë që ata që kanë të ardhurat e ulëta kanë reduktuar shpenzimet vetëm 15.8%. 

Nga ata që konsumojnë më pak por kanë të ardhura të larta janë 23%, ndërsa ata me të ardhura të ulëta 36.3%. Për ata që kanë të ardhura më të ulëta zgjidhja me e mirë për të kursyer është të blejnë më lirë, mënyrë kjo e përdorur nga 45.9%, ndërsa nga ata me të ardhura të larta kjo metodë është përdorur nga 24.3% e tyre.

Barometri konfirmon përkeqësimin e gjendjes ekonomike të familjeve për shkak të rritjes së çmimeve edhe në dy muajt e fundit. 53.4% e shqiptarëve tregojnë se situata ekonomike në familjet e tyre në muajin nëntor 2022 është përkeqësuar. 39.2% e tyre janë neutral dhe vetëm 7.4% e tyre kanë gjendje më të mirë ekonomike.

Situata vetëm është përkeqësuar krahasuar me muajin shtator, kur 51% e shqiptarëve janë shprehur se ekonomia e tyre familjare është përkeqësuar në muajin shtatorë 2022, pra 2.4% më pak se në muajin tetor. Ndërkohë që për muaj shtator 36% kanë qenë neutral, 3.2% më pak se në tetor dhe 12.8% janë shprehur se gjendja e tyre ekonomike është më e mirë, 5,4% më shumë se në tetor.

Krahasuar me një vit më parë, 63% e shqiptarëve kanë treguar se situata ekonomike në familjet e tyre është më e keqe. 35.8% janë shprehur se situata ekonomike në familjet e tyre krahasuar me një vit më parë është neutrale dhe vetëm 1.2% kanë një gjendje më të mirë ekonomike se një vit më parë.

Rritja e çmimeve nuk ka prekur vetëm shtresat e varfër. Nga ata që janë shprehur se situata e tyre ekonomike është me e keqe se një vit më parë, 78.9% e tyre janë me të ardhura të ulëta, 70.8% janë me të ardhura mesatare, 51.8% me të ardhura mesatarisht të larta dhe 45.5% janë me të ardhura të larta. Më të prekur nga rritja e çmimeve janë zonat rurale, me 68.2% ndërsa mbrapa nuk mbeten as zonat urbane me 9.3% më pak, përkatësisht 58.9%. /Euronews Albania



4 Comments

  1. Arqen arixhi halemuti i qi motrat patronazhistave dhe grate socialistave. Bodes braces baltas zotos xhaxhka kaka…

  2. Qeveria eshte shume tolerante.
    Duhet te coje kazana supe per ata qe punojne dhe buke thate per ata qe nuk punojne. Ska pse ndan para si paga asnje lek. Lek vetem per oligarket.
    Jemi apo sjemi ne situate lufte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *