• |
ide | kryesore

Ten Hag kthehet të flasë për kontradiktat me Ronaldon: “E papranueshme intervista, jam gati të flas me të”

-Instant, Sport
Ten Hag



Erik Ten Hag rikthehet të flasë për intervistën e bujshme të Cristiano Ronaldos në Talk TV. Tekniku holandez sqaron këndvështrimin e tij, duke iu përgjigjur akuzave të kampionit portugez. “Ato ishin fjalë të papranueshme për një klub. Ai i dinte pasojat,” shpjegoi menaxheri i Manchester United për Manchester Evening Neës. “Por tani është koha për të parë përpara dhe për të menduar për të ardhmen e skuadrës. Unë bëra gjithçka me ndershmëri, transparente, folëm për vizionin tim. Kështu që nuk e kam problem të flas me të – vazhdoi trajneri i Djajve të Kuq –. Për mua, Cristiano Ronaldo, kur është në formë, është një lojtar i mirë, i cili mund të japë shumë ndihmesë. Por me ne nuk ishte. Ka një histori të madhe dhe synimi im ishte ta bëja pjesëmarrës në projektin tonë”.

“Mendoj se pas intervistës ishte mjaft e qartë se Cristiano duhej të largohej nga klubi”, vazhdoi Erik Ten Hag. Holandezi vazhdoi të fliste për fjalët e ashpra të portugezit kundër tij, drejtuesit dhe pronësinë e United. “Unë besoj se një ekip mund të jetë i suksesshëm vetëm kur të gjithë mbështesin njëri-tjetrin. Kjo është mënyra e vetme e mundshme”, shtoi ai, duke nënvizuar rëndësinë që të gjithë të rreshtohen në të njëjtin drejtim.

TEN HAG: INTERVISTA E QËLLIMSHME

“Cristiano Ronaldo donte të largohej, ishte mjaft e qartë. E kur dikush dëshiron të largohet, është e drejtë t’a lejosh”, vazhdoi ten Hag. Holandezi ka përsëritur domosdoshmërinë e ndërprerjes së marrëdhënieve profesionale me CR7 pas intervistës tronditëse me Talk TV. Fjalë që i lanë pak hapësirë negociatave sipas Ten Hag. Ato u thanë posaçërisht nga lojtari për t’u shkëputur nga klubi dhe për të shkuar te ndërprerja e kontratës. Një lëvizje e krijuar posaçërisht në prag të Kupës së Botës për të siguruar ndarjen me United dhe për të nisur një aventurë të re.

Lexo më tej: Ronaldo bëhet sportisti më i paguar i planetit: nga 1 janari do të luajë për Al-Nassr

Aventurë që për momentin Cristiano Ronaldo ende nuk e ka zyrtarizuar. Për momentin, në fakt, CR7 po luan Kupën e Botës në Katar ende si një lojtar i lire. Në pritje natyrisht të një marrëveshjeje të re, mes zërave e mohimeve për një ofertë nga Al Nassr. Të gjitha me dëshirën e zakonshme për të qenë protagonist në Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *