• |
ide | kryesore

Covid-19/ Asnjë humbje jete dhe dy qytetarë të infektuar në 24 orët e fundit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Covid-19, infektuar, covid



Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me situatën me Covid-19 në vend.

MSH njofton se në 80 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 2 qytetarë, ndërsa nuk raportohet për asnjë qytetar që ka humbur jetën si pasojë e virusit.

Njoftimi:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 80 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 1 qytetarë në Kamëz dhe Fier.

Janë 168 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,659 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 80

Testime totale 2,013,068
Raste pozitive 332,421
Raste të shëruara 328,659
Raste Aktive 168
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 123
Vlorë 12
Fier 11
Gjirokastër 7
Berat. 5

Shkodër 3
Lezhë. 3
Durrës. 2
Elbasan. 2



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *