• |
ide | kryesore

Rudisha i mbijetuar për mrekulli: avioni rrëzohet në Nairobi, atleti del i paprekur

-Instant, Sport
Rudisha



Mbajtësi i rekordit botëror në 800 metra dhe dy herë kampioni olimpik David Rudisha i mbijetoi një aksidenti ajror të shtunën në mbrëmje. Avioni u rrëzua në rajonin Kajado, në jugperëndim të kryeqytetit Nairobi. Siç tregoi vetë Rudisha, avioni i lehtë me të cilin po udhëtonte, në shoqërinë e pesë personave të tjerë, u përplas në një zonë shkëmbore pranë parkut Masai Mara. Njëri nga krahët goditi një pemë dhe avioni u përmbys.

Lexo më tej: Video/ Porto, kualifikimin e mësoi gjatë fluturimit të kthimit: festë e çmendur në avion

“Gjithçka po shkonte mirë pas rreth shtatë ose tetë minutash fluturim, kur motori i avionit u ndal papritur. Ishin momente terrori,” tha kampioni olimpik, i cili u tërhoq nga garat ndërkombëtare vitin e kaluar. Rudisha e tregoi historinë për Daily Nation. Një nga pasagjerët u shtrua në spital për lëndimet e marra pas përplasjes. Të tjerët, të cilët pësuan dëmtime të lehta, u dërguan në spital dhe më pas dolën pasi morën mjekimin. Rudisha ishte i vetmi që doli i padëmtuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *