• |
ide | kryesore

Zbulohet shkaku i ndarjes nga jeta të Ronnie Turner

-Instant, Paparazzi, Slider



Djali i Tina Turner, Ronnie u nda nga jeta për shkak të “komplikimeve” nga kanceri i zorrës së trashë. Sipas zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut të Los Anxhelosit, ai vuajti gjithashtu nga sëmundje kardiovaskulare aterosklerotike – e cila është një grumbullim i pllakave të kolesterolit në muret e arterieve që shkakton pengim të rrjedhjes së gjakut.

Lajmi për ndarjen nga jeta u konfirmua nga gruaja e tij, Afida. “Zoti im Ronnie Turner një engjëll i vërtetë,burri im, shoku im më i mirë. Unë, mamaja jote dhe infermierja  bëmë më të mirën deri në fund. Por këtë herë nuk isha në gjendje të të shpëtoja”, shkroi ajo në Instagram. Më vonë atë ditë, Tina konfirmoi gjithashtu lajmin e hidhur me homazin e saj për djalin e saj “të dashur”. “Ronnie, ti u largove nga bota shumë herët. Me pikëllim mbyll sytë dhe mendoj për ty, biri im i dashur”, shkroi këngëtarja në një foto me sytë mbyllur.

Sipas TMZ, forcat e rendit morën një telefonatë duke pretenduar se Ronnie po luftonte për të marrë frymë të enjten. Megjithatë, ndërsa ndihmësit po nxitonin për në shtëpi, Ronnie ndaloi së marrë frymë. Mjekët tentuan CPR, por ai u shpall i vdekuur në vendngjarje./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *