• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

-Instant, Lajme, Të fundit


Vendi ynë për gjatë gjithë ditës parashikohet të dominohet nga vranësirat e shumta në të gjithë territorin. Mesdita dhe orët vijuese do të sjellin shpeshtim të vranësirave duke gjeneruar reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 50 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të mbizotërohet në Kosovë nga kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta. Por gjatë mesditës dhe në orët në vijim pritet shtim i vranësirave në të gjithë vendin, duke gjeneruar reshje dëbore në të gjithë territorin.

Maqedonia e Veriut

Orët e para të ditës në MV do të dominohen nga vranësirat e shpeshta dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Por në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të shtohen në të gjithë territorin e MV duke gjeneruar reshje dëbore, ku më të dukshme reshjet do të jenë në zonat perëndimore.

Rajoni dhe Europa

Jugu i kontinentit do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë rajonin, por  në gadishullin e Ballkanit do të ketë edhe reshje dëbore.

Gjithashtu me vranësira të dendura dhe reshje të shumta dëbore do të jenë Vendet Nordike dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa më e madhe e Europës perëndimore pritet të jetë në mbizotërimin e motit
të qëndrueshëm.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *