• |
ide | kryesore

Shqiptari vrιtet në banesë pasi dërgoi fëmijët në shkollë, u gjet pa shenja jete nga bashkëshortja

-Instant, Lajme, Të fundit
policia italiane



Një 48-vjeçar shqiptar është vrarë në banesë të martën, në Rocca Priora, në Itali. Mendohet se 48-vjeçari është dhunuar deri në vdekje. Alarmi për vdekjen e tij është dhënë nga familja e viktimës rreth orës 11.00 të mëngjesit të datës 13 dhjetor. Sipas informacioneve të para, burri është gjetur i vdekur në tokë. Viktima rezulton të jetë baba i tre fëmijëve dhe një person i respektuar në lagjen ku banonte.

Ndërkohë mediat italiane shkruajnë se shqiptari kishte shoqëruar fëmijët për në shkollë dhe më pas kishte shkuar për të bërë pazar.  Në vendngjarje kanë shkuar karabinierët, të cilët kanë bërë konstatimet e nevojshme dhe kanë mbledhur provat. Po ashtu janë duke u kontrolluar edhe kamerat e vëzhgimit në zonë.

Një numër i konsiderueshëm vrasjesh janë regjistruar kohët e fundit midis Romës dhe krahinës së saj. Vetëm dy ditë më parë në Fidene, një 57-vjeçar vrau tre persona dhe plagosi 4 të tjerë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *