• |
ide | kryesore

Vdes një grua serbe në veri të Kosovës, barrikadat s’e lejuan të shkojë në spital

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një grua në Mitrovicën Veriore ka pësuar sulm në zemër të mërkurën pasi djali i saj u torturua nga dy persona të maskuar. Lajmin e ka bërë me dije një vajzë, e identifikuar si Vesena Bozhoviq e cila është prezantuar si mbesa e saj. Në një postim në Facebook të shpërndarë nga mediat e Kosovës, Bozhoviq thotë se asaj nuk i është lejuar të kalojë barrikadat nga serbët që kanë bllokuar rrugën në Zveçan dhe tezja ka ndërruar jetë.

“Tezja ime, e cila jeton në Kosovë, ka pësuar sulm në zemër sot pasi djali i saj u torturua nga dy majmunë të maskuar. I gjori duhej ta çonte nënën e tij në spitalin e Mitrovicës, por ata idiotët në barrikadë nuk ia hapën rrugën. Nuk arrij dot as në Rashkë. Sonte ata janë në mëshirë të fatit. Poshtë në Kosovë, duke luftuar me Albin Kurtin, lufta me barrikada kthehet në luftë kundër vetë serbëve,”- shkruan ajo.

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu e ka konfirmuar gjithashtu.

“Kriminelët e terroristët e Vuçiqit, ne krye me Radojiçiqin, ua paskan mbyll rrugët edhe vetë serbëve në veri. Një grua serbe që ka pasur atak kardiak mbrëmë diku në veri, të cilën nuk e kanë lënë të shkojë në spital, paska vdekur. Këtë e kuptuam, por sa raste të tjera nuk i dimë? A e di EU-ja? Kjo quhet katastrofë humanitare!”, shkroi ai në Facebook.

Policia e Kosovës po vijon patrullimin nëpër zonat në veri të Mitrovicës, duke ofruar rend dhe siguri për të gjithë qytetarët. Barrikadat në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak u ngritën më 10 dhjetor nga grupe kriminale serbe, si shenjë proteste ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Ai dyshohet se organizoi sulm terrorist në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në veri të Kosovës. Për të, EULEX-i dorëzoi disa medikamente që i nevojiteshin për problemet e tij me zemrën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *