• |
ide | kryesore

Vrasja e shqiptarit në Romë, dalin detaje të reja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja kanë dalë nga vrasja me thikë e 49-vjeçarit shqiptar Petrit Caka, i cili u gjet i pajetë në banesën e tij të martën, në komunën Rocca Priora, në Romë.

Mediat atje shkruajnë se autorët e kanë pritur në hyrje të shtëpisë, ku po kthehej në mëngjes pasi kishte dërguar fëmijët në shkollë.

Për të rindërtuar kontaktet dhe lëvizjet e fundit të Cakës, hetuesit italianë po analizojnë numrat e telefonit të viktimës. Policia italiane nuk ka konstatuar shenja të hyrjes me forcë në shtëpi çka të lë të dyshosh se viktima e ka njohur vrasësin e tij shkruajnë mediat atje.

“Një burrë i ndershëm dhe një baba model.” Kështu e përshkruajnë fqinjët dhe të njohurit 49-vjeçarin shqiptar i cili punonte si murator.

Për momentin nuk është përjashtuar asnjë hipotezë për motivin e vrasjes. Megjithatë po punohet për të kuptuar nëse viktima ka patur borxhe për shkak se ishte frekuentues i lojërave të fatit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *