• |
ide | kryesore

Shisnin kokainë dhe kanabis, arrestohen dy të rinj në Korçë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Korçës ka arrestuar dy të rinj pasi dyshohen për veprën penale “prodhim dhe shitje e narkotikëve”, pasi janë kapur ne flagrancë me këto lëndë.

Autoritetet arrestuan shtetasin O. Sh., 34 vjeç pasi u kap në mjetin e tij me një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, ndërsa pas kontrolleve të mëtejshme u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh.

Nga ana tjetër u arretua 28-vjeçari O. Ll. pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Njoftimi i policisë:

DVP Korçë/Vihen në pranga 2 shtetas për prodhim dhe shitje të lënëve narkotike

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Sh., 34 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 6, Korçë, në automjetin tip “Benz” të këtij shtetasi, gjetën një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.

Nga veprimet e mëtejshme, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e O. Sh., u gjetën 30 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një peshore elektronike dhe një sasi lekësh, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin O. Ll., 28 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 10, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi i gjetën e sekuestruan një sasi të vogël me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *