• |
ide | kryesore

Video/ Dembele naiv, një penallti zhbllokon finalen: Messi vendos rekordin dhe i jep Argjentinës avantazhin

-Instant, F1, Sport, Video
Dembele



Në Lusail, Argjentina kalon në avantazh në finalen e Katar 2022 përballë Francës. E bën me njeriun e saj më të rëndësishëm, Lionel Messi, edhe pse u desh nje penallti për të shënuar. Një naivitet i madh i Dembele, që pengoi Di Maria brenda zonës. Një penallti, e pesta për Argjentinën, që i dha mundësinë Messi të mposhtë Lloris.

Lexo më tej: Video/ Kupa e Botës në Katar ul siparin: muzikë dhe poezi në ceremoninë e mbylljes

Nje gabim, që Dembele do ta mbajë mend gjatë. Messi bëhet kështu lojtari i parë në histori që shënon gol në të gjitha fazat e turneut. Në grupe, në 1/8, në cerekfinale, gjysëmfinale e tani finale. Gjashtë gola për Pleshtin, që shkon pranë Këpucës së Artë në Katar dhe natyrisht Kupës së Botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *