• |
ide | kryesore

Aksident në një kantier ndërtimi në Dhërmi, 45-vjeçari dëmtohet nga vinçi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Shkodër



Një 45-vjeçar është dëmtuar nga vinçi në Dhërmi në një aksident në punë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme. I plagosuri Elton Sinanaj është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Sot, në spitalin e Vlorës, ka shkuar për ndihmë mjekësore, shtetasi E. S., rreth 45 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht nga një mjet vinç, në kantierin e ndërtimit ku punonte, në fshatin Palasë. Ky shtetas, më pas është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar” njoftoi policia. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *