• |
ide | kryesore

Konfirmohen 2 emrat e banorëve të parë të “Big Brother Vip 2”

Paparazzi, Slider
Shkenca e Big Brother



Së fundmi, moderatoret e “Goca dhe Gra”, kanë konfirmuar dy emrat e parë që do të marrin pjesë në reality show ‘Big Brother Vip2’. Ata janë dy aktorët e njohur, Amos Zaharia dhe Olta Gixhari.

Gjatë një interviste të dhënë më herët, moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kasti i personazheve që do të marrin pjesë në “Big Brother Vip 2” do të jetë më i mirë se ata të sezonit të parë.

 

“Big Brother VIP 2″ do të nisë brenda këtij viti. Është përzgjedhur kasti. Kemi kërkuar personazhe dhe karaktere që njerëzit të afeksionohen pas tyre. Edhe në edicionin e parë, publiku e ndiqte sepse u pëlqenin personazhet, jo skandalet. Ndryshe nga viti i kaluar janë personazhe më të njohur dhe kanë karriera më aktive dhe më të gjata. Ka një konkurrencë shumë më të madhe se kush do të hyjë, nga viti që shkoi. Kemi gati një edicion të ri me një kast të shkëlqyer që mbase do t’i lënë në hije ata të edicionit të kaluar”, u shpreh moderatorja.

E pyetur se kush ka qenë suksesi i edicionit të kaluar të “Big Brother VIP”, Osmani u përgjigj: Çdo personazh është trajtuar me dinjitet. Janë theksuar pikat e tyre të forta. Të gjithë ata janë shfaqur në një mënyrë që publiku nuk e kishte njohur. Janë trajtuar me shumë kujdes, ka qenë një edicion që shihej me kuriozitet nga të gjithë./Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *