• |
ide | kryesore

Video/ Egnatia përmbys Kastriotin me 10 lojtarë: katër minuta i shkaktojnë Memës humbjen e parë

-Instant, F1, Sport, Video



Forca e tretë e kampionatit konfirmohet Egnatia. Rorgozhinasit kanë arritur një fitore karakteri, duke përmbysur me dhjetë lojtarë 3-2 Kastriotin në stadiumin e Kamzës. Skuadra e Duros mbyll kështu në mënyrën më të mirë vitin 2022, pas suksesit në javën e 15 të kampionatit.

Krutanët vinin nga fitorja në debutimin e teknikut Mema, Duro duhej të ngrinte ekipin pas humbjes me Bylis. Të parët që kaluan në avantazh ishin rrogozhinasit. Një gol i Xhekson me penallti në minutën e 31’ u duk se i dha drejtim ndeshjes. Por vetëm 5 minuta më vonë, ishte Santiago Selmani i cili rivendosi baraspeshën. Për ta komplikuar edhe më shumë për Duron, Egnatia mbeti me 10 lojtarë në fundin e pjesës së parë. Kartoni i kuq për Agbekpornu thjeshtoi përmbysjen për vendasit.

Lexo më tej: Video/ Partizani “pushton” kryeqytetin: Skuka mposht Tiranën dhe i jep arratinë të kuqve në derbi

Në pjesën e dytë, ishte Hasani i cili me një supergol kaloi në avantazh krutanët, në minutën e 57’. E të mendosh se mesfushori ofensiv ishte në dyshim përpara ndeshjes. Rikuperimi krenar i rrogozhinasve vonoi vetëm 4 minuta. Fernando barazoi ndeshjen, ndërsa pas katër minutash Delarge vulosi parakalimin në të 65′. Dy gabime të mbrojtjes krutane përmbysën çdo gjë.

Lexo më tej: “Është kampionat i gjatë, nuk ka mbaruar gjysma”. Shehi paralajmëron Partizanin, Colella i qetë

Kështu Egnatia e mbyll vitin 2022 në vendin e tretë në renditje me 24 pikë. Kastrioti, në anën tjetër, vazhdon të qëndrojë në luftën për mbijetesë në vendin e 7, me 18 pikë. Tani fjalën do ta thotë merkato, aty ku Mema ka kërkesat e tij për ta bërë skuadrën funksionale. Duro në anën tjetër, merr fitoren e pestë në tetë javë, që kur është ulur në pankinën e Egnatias.

GOLAT E NDESHJES

 

 



2 Comments

  1. Po mire o miq te Lapsit nje tabele klasifikimi , nuk e vini dot? Jo te gjithe dashamiret e futbollit jane tifoze, por nga ana tjeter duan te dijne ç’ndoh ne futboll! Ndoshta jeni te vtemet media (jo vetem ju si media) ne evrope qe nuk e jepni kete infomacion!! Mos hrarroni “a”-ne e gazetarise ; I gjithe oponioni publik ka te drejten e infomacionit, ndryshe nuk keni pse egzistoni!! Ps: ndoshta po ekzagjerioj, por asht vertete e padurueshme kjo gja!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *