• |
ide | kryesore

Kurti paralajmëron takim me kreun e KFOR-it për barrikadat në veri të Kosovës

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar se pas Krishtlindjeve do të takohet me komandantin e KFOR-it. Kurti thotë se do të sqarohet se si do veprohet me barrikadat në veri të Kosovës.

Në një konferencë për media të shtunën, Kurti tha se qeveria është në pritje që KFOR-i të veprojë. Ai shtoi se “kjo nuk mund të tolerohet pafundësisht”. Sipas tij këto nuk janë barrikada civile, por “barrikada të njerëzve të uniformuar dhe të të armatosur”.

Grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada qysh më 10 dhjetor. Ata kundërshtojnë arrestimin e një ish-polici serb nga Policia e Kosovës.

“KFOR-i ka kërkuar pak kohë. Sot janë bërë dy javë që nga vendosja e 11 barrikada që po pengojnë lirinë e lëvizjes”.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë – këto dy pika janë mbyllur për qarkullim.

Më 22 dhjetor, ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se nëse KFOR-i nuk vepron, Kosova do t’i heqë barrikadat.

Në të njëjtën ditë, kreu i Listës Serbe, Goran Rakiq, paraqiti kushtet për heqjen e barrikadave gjatë një proteste në Rudarë. Ai kërkoi që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar. Po ashtu kërkoi të tërhiqen “listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve” dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu./REL



3 Comments

  1. Dhe ti nje injorat trushpelare. Cfare duhet te beje, ai nuk ka vetem serbet kunder por edhe opoziten ne Kosove qe mezi po presin pushtetin packa se vendi rezikohet

  2. Kurt Karavastaja nuk mban dot samarin tend jo me ate te Osmanit.
    Kurti kujton se bota duhet ta mbroje,ti japi te haje e te pij e kurse petullat ti haje vehte.
    Ka vdekur ajo kohe Kurt kur thoje´´kalova lumin te dhjefsha kalin´´.
    Ligjin e bejne ata qe te dhane lirine.
    Kurt mundohu te pjerdhesh sa me pak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *