• |
ide | kryesore

Pioli, mjeshtri i emergjencave: “Rikuperimi ndaj Napolit, unë besoj”

-Instant, Sport
Pioli



Dita e Krishtlindjes kushtuar familjes, pastaj nga nesër Milani do të rikthehet në punë për të rifilluar ndjekjen e Napolit. Kuqezinjtë duan të mbrojnë titullin e 19 të fituar majin e kaluar. Ekipi rifillon kampionatin nga Arechi kundër Salernitana. Rastësisht edhe skuadra e parë e drejtuar nga Stefano Pioli. Ishte viti 2003/2004, kampanët shpëtuan duke u renditur në vendin e 17 në Serie B…

“Mendoj se jam përmirësuar në shumë gjëra dhe në shumë situata. Por mbi të gjitha në dy/tre gjëra që i konsideroj më të rëndësishmet për punën time”, ka thënë trajneri i kuqezinjve. Që do të thotë zgjidhjet e ndryshme taktike, marrëdhënia me lojtarët e mi dhe ndoshta edhe komunikimi më i mirë me jashtë nga ajo që mund të bëja në fillim të karrierës ”.

MJESHTRI I EMERGJENCAVE

Të gjitha këtyre i duhet shtuar edhe menaxhimi i emergjencës. Pioli fitoi titullin me Ibrahimovic në gjysmë shërbimi. Tekniku humbi Kjaer, i dha vlerë Kalulu dhe me Rebic shpeshherë jashtë disponibilitetit ai eksperimentoi me sukses me Kessie dhe Krunic në 3/4.

Emergjenca rishfaqet edhe tani, pas pauzës së gjatë. Kthimi i Maignan ( mungon që nga fundi i shtatorit) shtyhet akoma. Ibra është ende në infermieri dhe ndoshta nuk do të kthehet para shkurtit. Giroud i kthyer nga një Botëror i lodhshëm duhet të menaxhohet. Ndërsa Origi vazhdon të ketë probleme me bicepsin femoral të djathtë, gjë që do të kërkojë kontrolle të mëtejshme.

RIKUPERIMI PËR TITULLIN I MUNDSHËM

Milani duhet të besojë në rikuperimin ndaj Napolit – thotë Stefano Pioli -. Ashtu si vitin e kaluar ata besuan në një titull që fillimisht dukej i pamundur. Një lumturi që trajneri e ndau me djalin e tij Gianmarco, analist ndeshjesh i klubit kuqezi: “Në orën 2 të mëngjesit tymosëm një puro të madhe në ballkon, me të gjithë tifozët e Milanit që kalonin me flamuj. Në atë moment kuptova vërtet madhështinë e asaj që kishim bërë”.

Lexo më tej: Emirates akoma sponsori kryesor i Milan: shoqëria ajrore dyfishon shifrat e akordit

Keqardhja e madhe është që nuk mundi të festojë së bashku me të atin Pasquino, i cili u nda nga jeta në vitin 2019: “Gjithmonë jam ndjerë i mbrojtur nga babai im. Ai më ka ndjekur gjithmonë me aq maturi dhe pozitivitet sa do ta kishte merituar ta përjetonte atë kënaqësi të mrekullueshme me ne”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *