• |
ide | kryesore

Trajneri më i mirë i FIFA-s: Ancelotti favorit për klube, fituesi i Kupës së Botës ka një trofe tjetër për të marrë

-Instant, Sport
Ancelotti



Nga Carlo Ancelotti te José Mourinho, deri te Luciano Spalletti, pa harruar sigurisht Lionel Scaloni e Didier Deschamps që impresionuan në Kupën e Botës. Të gjithë në garë si kandidatë për çmimin e trajnerit më të mirë të klubit të vitit 2022 Iffhs (organ i FIFA-s që merret me statistika dhe rekorde). Vitin e kaluar trofeun e fitoi Thomas Tuchel i Chelsea e këtë vit në listë janë 15 kandidatë. Fituesi do të shpallet në fillim të vitit të ardhshëm.

NË LISTË

Favoriti i madh është Ancelotti, i cili triumfoi në Champions League me Real Madrid. Nuk është për tu nënvleftësuar edhe Mourinho, i cili i riktheu Romës një kupë pas 14 vitesh. Aktualisht Mourinho është në vendin e shtatë përpara Spalletti, në renditje, edhe pse Napoli nuk ka fituar asnjë trofe në vitin 2022. Por është një njohje e lojës së bukur të treguar në Champions League, me sukseset kundër Liverpool të Jurgen Klopp. Gjermani, bashku me Pep Guardiola të Manchester City, lufton për fitoren me Ancelottin.

TË TJERËT

Në renditje, ndër të tjerë, edhe Unai Emery i Villarreal (tani te Aston Villa). Janë gjithashtu prezentë gjermanët Julian Nagelsmann i Bayern Mynih dhe Oliver Glasner i Eintracht Frankfurt. Në listën nuk mungojnë edhe dy brazilianët Dorival Júnior i Ceará/Flamengo dhe Luiz Felipe Scolari i Athletico Paranaense. Ata janë kandidatë edhe për pankinën e Brazilit. Portugezi Abel Ferreira i Palmeiras, rivalizohet nga Hugo Ibarra trajneri argjentinas i Boca Jr. Nga Botërori propozohet Walid Regragui trajner i Marokut dhe i Wydad Casablanca. Ka vend edhe për amerikanin Brian Schmetzer i Seattle Sounders dhe trajnerin spanjoll Albert Riera të Auckland City.

TRAJNERI MË I MIRË

Lionel Scaloni, kampioni i freskët i botës me Argjentinën drejton grupin e kandidatëve për trajnerin më të mirë të vitit, një çmim i fituar vitin e kaluar nga Roberto Mancini. Ndër kandidatët e tjerë janë Didier Deschamps i Francës, finalist në Katar e Zlatko Dalic i Kroacisë i treti në Kupën e Botës. Pastaj janë të dorëhequrit nga pankina: Fernando Santos i Portugalisë, Louis van Gaal i Holandës, Tite i Brazilit. Më solid në ambicjet e tyre janë Gareth Southgate i Anglisë dhe Walid Regragui i Marokut (i vetmi i pranishëm edhe si kandidat për trajnerin më të mirë të klubit).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *