• |
ide | kryesore

Djaloshi që kapte topat te Santos: Giuseppe Ottina, trajneri italian që zbuloi Pelé në moshën 14 vjeçare

-Instant, Sport
Ottina



Në ditën kur planeti humbi mbretin e futbollit Pele, ka një histori italiane, që zbuloi fillimet e “O Rey”. Në fakt, Pelé u bë Pelé falë një tekniku italian: Giuseppe Ottina. I lindur në vitin 1912, Ottina përfundoi rob i britanikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prej tyre italiani mësoi ta donte lojën e futbollit. Një pasion që pas konfliktit e përdori mirë, duke emigruar në Brazil. Ottina u vlerësua për njohuritë teknike “inovatore” në krye të disa skuadrave të vogla. Karakteristika që në 54′ e shtynë të bënte kapërcimin në kualitet në krye të Santos. E pikërisht këtu, me synimin për të rritur lojtarët e rinj, Ottina zbuloi fillimisht 17-vjeçarin Josè Macia “Pepe”. E më pas një djalosh fare të vogël. Quhej Pelé. Në moshën 14-vjeçare, ai që do të bëhej më i madhi i historisë, ishte një djalë që kapte topat. Pelé kënaqte publikun me veprime të çmendura me topin në anë të fushës. Por kjo nuk i shpëtoi syrit vigjilent të teknikut.

I magjepsur nga talenti i djaloshit, Ottina e bindi Santos të nënshkruante me të. Por ai nuk arriti ta stërviste dot, sepse u shkarkua pothuajse menjëherë për shkak të disa rezultateve zhgënjyese. I kthyer në Itali, Ottina mbeti shumë i lidhur me “O Rey”. E pa përsëri brazilianin në vitin 1961, kur Santos shkoi në Piemonte për një turne. Me atë rast Ottina veproi si përkthyesi i tij në Torino, duke e bërë të vizitonte muzetë dhe monumentet. Në këmbim mori bileta falas nga fenomeni brazilian për të gjitha ndeshjet miqësore të Santos nëpër Itali.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *