• |
ide | kryesore

Prapaskena e raportit të thyer mes CR7 e ish-trajnerit të Portugalisë Santos: ” Nuk flasim më”

-Instant, Sport
Santos



Gjithçka nisi në Botërorin e Katarit, kur trajneri i atëhershëm i Portugalisë, Fernando Santos, pati idenë e “çmendur” që ta ulte në stol për dy ndeshje. Që nga ai moment, Cristiano Ronaldo nuk foli më me të. Këtë e ka bërë të ditur ish-tekniku i Polonisë, i shkarkuar pas humbjes me Shqipërinë, në një intervistë të gjatë dhënë për A Bola.

ÇFARË NDODHI MES SANTOS E RONALDO?

Në dy ndeshjet e fundit të luajtura nga Portugalia në Botërorin e Katarit, ato të 1/8 kundër Zvicrës dhe çerekfinalet fatale kundër Marokut befasues, Fernando Santos la jashtë formacionit titullar CR7 dhe e aktivizoi vetëm gjatë ndeshjes. Në grupe, sidoqoftë, CR7 e kishte nisur nga minuta e 1′, por u zëvendësua sistematikisht në pjesën e dytë. “Ti e ke gjithmonë me nxitim për të më zëvendësuar, ki kujdes me mua”, i tha atëherë 5 herë fituesi i Topit të Artë trajnerit të tij pas një zëvendësimi tjetër.

FJALËT E ISH-TEKNIKUT

Që nga ai moment diçka në marrëdhëniet mes të dyve u prish në mënyrë të pariparueshme, siç shpjegoi vetë Fernando Santos: “Ne nuk flasim më me njëri-tjetrin dhe nuk kam dëgjuar më prej tij që kur u kthyem nga Katari. Kur atë mëngjes para ndeshjes i shpjegova që nuk do të luante dhe përse nuk do të luante, ai e keqkuptoi. E kuptoj reagimin që pati, sepse po kalonte një periudhë ankthi të madh dhe një mik i ngushtë po e mbante jashtë. Për mua në çdo rast ai mbetet si një djalë, ose një vëlla më i vogël. “Ditën që të dojë të më telefonojë në celular, unë do të jem atje. Kjo është e garantuar.”

Ish-trajneri portugez foli më pas për arsyet që e kishin çuar në zgjedhje të caktuara: “Ronaldo kishte luajtur pak me Ten Hag te Manchester United dhe kjo kishte një ndikim të madh tek unë. Gjendja e tij atletike ishte perfekte, por ai nuk kishte ritmin e ndeshjes. Me stafin u përpoqëm që ta rikuperonte këtë ritëm, para Kupës së Botës dhe në ndeshjet e para të grupit”.

Lexo më tej: Golat e Asanit dhe Dakut shkarkojnë Fernando Santos

Por problemi i CR7, sipas Fernando Santos, nuk ishte thjesht fizik: “Për më tepër, gjysma e dytë e 2022 ishte e tmerrshme për të, mendërisht dhe fizikisht. Gjithçka filloi me atë fatkeqësi që i ndodhi familjes së tij me vdekjen humbjen e njërit prej dy binjakëve të tij. Ai moment e kishte ndikuar shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *