• |
ide | kryesore

Pakoja e fundvitit nga qeveria, Berisha: Pilulë elektorale me efekt minimal

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi “Pakon e Madhe” të njoftuar ditën e djeshme nga kryeministri Edi Rama. Pakoja për festat e fundvitit, konsiderohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, një pilulë elektorale me efekt minimal. Gjatë konferencës së fundvitit me gazetarët, Berisha u shpreh se qeveria vjedh dhe nuk bën asgjë për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve. Kryedemokrati sygjeroi që t’u jepet qytetarëve pensionin e 13-të.

“Është pilulë elektorale me efekt jashtëzakonisht minimal krahasuar me çmimet stratosferike me të cilat përballen pensionistë dhe ata që janë me rroga të ulëta. Të paktën të kishte mëshirën dhe të jepte një rrogë tepër, rrogën e 13, ose pensionin e 13, të cilat kanë ndodhur edhe në periudha pa inflacion. Por këtë se bën se vjedhin. Se lënë vjedhjet. Këtë mund ta bëjnë shumë thjesht. KLSH ka gjetur se janë vjedhur 122 mld leke për 9 muaj. Me këto që thotë ky nuk është as 1/15 e vjedhjes. Me këto që ka vjedhur ky, me 122 mld lekë. Ky mund të rriste dhe dyfishonte rrogat e gjithë shqiptarëve. Mund të dyfishonte pensionet. Ky tallet, nuk mundet. Do që të udhëtojë me avion me dhomë gjumi luksoze. Do të firmosë marrëveshje për satelitë për të mbushur xhepat se nuk sheh katet shtesë. Do të blejë drone me çmim që s’e di kërkush, kur gjysma e komandantëve shqiptarë kanë dhënë dorëheqje nga detyra se nuk iu del rroga. 2500 policë kanë paraqitur dorëheqjen, kjo është e vërteta. Ky është shpartallim.”, tha Berisha.



21 Comments

  1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Replikë patronazhisti, pa llogjikë e argument Jorgo, këto tip komentesh të dekonspirojnë, se ti e kupton shumë mirë të vërtetën, por ta do puna të bësh këto komente ordinere.

    Kështu si ti ka edhe shumë analistë e të tjerë të përfshirë në përfitime me rilindjen, që duken krejt qesharakë, në debate kur kundërshtarët përdorin argumente e fakte, që nuk ke si tu shmangesh, përveçse me batuta alla edvin.

  2. @ Vdekshin…: Thjesht me pelqeu koherenca ne lojen e fjaleve qe u materializuan ne mendimin tim… dhe me pak klikime ne tastjere e ndava me audiencen.

    Ku qendron problemi?! Dihet boterisht qe Berisha merr pilula te ndryshme, kokaine, etj, etj, etj…

    Ai kur akuzon Ramen per perdorim kokaine eshte sepse ja qan hallin.

    1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Jorgo a nuk turpërohesh kur barazohesh me këto palo komente të patronazhistëve këtu në këtë shkrim?

        1. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Dan Braun te Ferri ka nj kushtim në fillim të romanit, që pak a shumë ka këtë ide të marrë nga Ferri i Dantes: Nqs një intelektual në momente kyçe nuk mba qëndrimin e duhur kundrejt ndershmërisë dhe të drejtës e ka vendin në rrethin e fundit të ferrit.

        2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

          Hic fare. Secili sheh punen e vete.

          Po ti cfare pune shikon?!

          Jorgo të uroj të kesh jetë të gjatë që ta vërtetosh se me këtë talent që ke në të shkruar do të xhelozosh injorantët bashkëvëllezër, …… dhe në një momrnt kur nuk do ta kontrollosh dot, ata bashkëvëllezërit e tu injorantë do të ta bëjnë rrethin.

          1. Ata me duan fort ashtu si i dua une keshtu qe s’kane cfare rrethi te me bejne… pervecse nje rrethi dashnie te pakufijshme.

            Une te pershendes me: jeta eshte si ai lumi qe kalon poshte ures nderkohe qe ti frustron veten se si mund t’i ndryshosh shtratin…

            Nuk ka gje me revoluconare se te jetosh jeten. Te kridhesh ne ujrat e saj… Keshtu qe urimi im per ty eshte… lere jeten te jete! Dhe vecse gjera te bukura ke per te pare. Do ta shohesh. 😉

    2. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

      Termi pilulë, është përdorë në kuptim figurativ, sepse 8 miliardë lekë pjestim për 1 milon përfitues i bie 80 mijë të vjetra për kokë, pra njëlloj siç blihej vota me 50 mijë, tani për shkak të inflacionit, është ritur në 80 mijë, gjithmonë të vjetra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *