• |
ide | kryesore

Një stadium në Shqipëri do të mbajë emrin e Pelé, Infantino: “Çdo vend në botë të ketë impiantin me emrin e O’Rey”

-Instant, Sport
Infantino



“Tani do të kërkojmë që të gjitha vendet e botës të kenë një stadium me emrin Pele. Kjo është një mënyrë që edhe fëmijët ta dinë se çfarë bëri ai për futbollin”. Kjo është kërkesa specifike e presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino. Numri 1 i FIFA-s e tha fjalën e tij, pas mbërritjes në stadiumin Vila Belmiro në Santos, për varrimin e Pele. “Jam këtu me emocione dhe pikëllim të madh, por edhe me një buzëqeshje. Sepse Pelé na dha kaq shumë – tha numri një i organizmit botëror të futbollit –. Si FIFA jemi këtu për t’i bërë homazhe O’Rey. Kemi kërkuar tashmë që të mbahet një minutë heshtje në të gjithë botën”.

“E gjithë bota, edhe ai që nuk e ka parë kurrë të luajë Pele, e di se çfarë përfaqësonte ai për futbollin. Ai bëri që shumë njerëz të dashurohen me këtë sport. O’Rey është i përjetshëm”, deklaroi sërish Infantino.

Lexo më tej: Video/ Katër Harley Davidson i hapin rrugë kortezhit të Pele: tifozët të panumërt në rradhë prej 12 orësh

Çdo vend i botës të ketë një stadium. Kjo do të thotë që edhe një prej stadiumeve në Shqipëri mund të marrë emrin e legjendës braziliane. Në këtë pikë, nga të gjithë impiantet që mund të marrin emrin e brazilianit të madh më të mundshëm janë “Elbasan Arena” e “Arena Egnatia”. Gjithnjë nëse FSHF do t’i bashkohet nismës së FIFA-s e kërkesës së Infantinos për ta bërë Pele të Përjetshëm.

CEREMONIA NË VILA BELMIRO

Brazili në lot i jep lamtumirën sot Pelè. Në stadiumin Urbano Caldeira (i quajtur nga të gjithë Vila Belmiro), është organizuar ceremonia mortore për O’Rey. Braziliani u nda nga jeta në 29 dhjetor në moshën 82 vjecare. Tifozët dhe personalitet nga e gjitha bota mund t’i japin përshëndetjen e fundit legjendës braziliane për të gjithë 24 orët që impianti do të qendrojë i hapur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *