• |
ide | kryesore

Trafik i rënduar, radhë kilometrike në aksin Thumanë – Fushë Krujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Mbarimi i festave duket se po shkakton trafik në disa akse të vendit. Kështu pasditen e sotme është krijuar trafik i rënduar në aksin rrugor Thumanë – Fushë Krujë. Qindra makina janë gjendur në trafik dhe lëvizja e mjeteve bëhet me shumë ngadalësi.

Mjetet nga mbikalimi i Laçit kanë mbi një ore që ecin me ngadalë dhe kanë avancuar pak kilometra. Bllokimin e shton edhe fakti që disa shoferë kanë bllokuar, sikurse tregojnë pamjet filmike edhe korsinë e emergjencës.

Një situatë e ngjashme është parë edhe në qytetin e Elbasanit, ku shumë tentojnë të shkojnë në juglindje, për festa ose për të kaluar doganën në Qafë Thanë apo Kapshticë.



1 Comment

  1. He more?! Ku varferia?!

    Shqiptaret bredhin me makine nga nje restorant e hotel ne tjetrin aq sa bllokojne trafikun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *