• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

-Instant, Lajme, Të fundit



Vendet e ultësirës perëndimore, gjatë paradites do të vijojnë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta por me alternime kthjellime dhe vranesira disi më të shpeshta paraqiten zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të dendura ku më të theksuara vranësirat do të jenë në veri dhe pjesërisht në zonat qendrore të territorit.

Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por mesdita sjellë rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 15°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kushtet e qëndrueshme atmosferike do të vijojnë të jenë dominante përgjatë gjithë 24_orëshit, ku orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të Kosovës. Pritet që pas mesdite të ketë intervale të shkurtra me kalime vranësirash.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të qëndrueshme do vijojnë të sjellin në MV mot të qëndrueshëm dhe dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. Por pasditja sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *