• |
ide | kryesore

Shakira i rikthehet tradhëtisë së Pique

Paparazzi, Slider



Duke festuar Vitin e Ri të saj të parë solo që nga ndarja nga  Gerard Piqué, Shakira u ofroi fansave një mesazh emocionue  për vitin 2023.

Në një postim në Instagram të shkruar në spanjisht dhe anglisht, këngëtarja tha se ata që janë tradhtuar “duhet të vazhdojnë” të ruajnë besimin. “Edhe nëse plagët tona janë ende të hapura në këtë vit të ri, koha i ka duart e një kirurgu”, ka shkruar ajo.

“Edhe nëse dikush na ka tradhtuar, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve. Kur përballeni me përbuzje, vazhdoni të dini vlerën tuaj. Sepse ka më shumë njerëz të mirë se të pahijshëm. Më shumë njerëz me ndjeshmëri sesa indiferencë. Ata që largohen janë më pak se ata që qëndrojnë pranë nesh”.

Shakira shprehu gjithashtu besimin e saj se dhimbja mund të nxisë rritjen. “Lotët tanë nuk janë të kotë, ata ujitin tokën nga do të burojë e ardhmja jonë dhe do të na bëjnë më njerëzorë, në mënyrë që edhe me dhimbje zemre të vazhdojmë të duam”, shkruhej në postim.

Mesazhi i 1 janarit duket se është personal për të, pasi vjen pas ndarjes së saj ngaPique vitin e kaluar. Fituesi tre herë i çmimit Grammy dhe futbollisti njoftuan ndarjen e tyre në qershor, duke shkruar; “Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi. Kërkojmë privatësi në këtë moment për mirëqenien e fëmijëve tanë. Ata janë prioriteti ynë maksimal. Faleminderit paraprakisht për mirëkuptimin dhe respektin.”/Lapsi.al

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *